Të sprucuara drejt e në këmbë, këto janë atletet që bëhen gati për 6 minuta
Hellen Obiri, atletja nga Kenia që ka fituar dy herë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike do të shkruajë historinë në Paris falë atleteve të saj. Obiri do të vrapojë me atletet e reja nga kompania On, por nuk janë aspak të zakonshme. Cloudboom Strike LS funksionon përmes sprucimit në këmbë. “LS” do të thotë […]
Hellen Obiri, atletja nga Kenia që ka fituar dy herë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike do të shkruajë historinë në Paris falë atleteve të saj.
Obiri do të vrapojë me atletet e reja nga kompania On, por nuk janë aspak të zakonshme. Cloudboom Strike LS funksionon përmes sprucimit në këmbë.
“LS” do të thotë LightSpray, emri i patentuar i teknologjisë së përdorur për të krijuar atletet. Modeli i një këmbe vendoset në një krah robotik dhe e gjithë pjesa e sipërme e atletet sprucohet nga një filament i vetëm, në vetëm 3 minuta.
Tani këto këpucë do të debutojnë në Lojërat Olimpike në Paris, ndonëse Obiri tregon se në fillim hezitoi.
“Herën e parë që i pashë thashë ‘jo, s’mund të vrapoj me këto’”, tregon ajo duke shtuar se edhe kolegët e saj ishin të të njëjtin mendim. Më pas ajo vendosi t’i provonte gjatë stërvitjes dhe më vonë në Maratonën e Bostonit në muajin prill ku edhe fitoi. Më pas, nuk i kthente më.
“Kur u beson atleteve, ke atë mendimin ‘do të vrapoj shpejt’”, u shpreh atletja.
Kjo teknologji nuk redukton vetëm kohën e prodhimit por edhe ul me 75% çlirimin e karbonit që ndodh gjatë krijimit të pjesës së sipërme të këpucës.
What's Your Reaction?