Eksperti IT: Rënia e sistemeve të Microsoft u krijua nga kompania CrowdStrike

Eksperti i IT-së Besmir Semanaj, rënien e sistemeve të Microsoft në mbarë botën, e sheh si goditje të frikshme globale. Ai sqaroi në një intervistë televizive, se në momentin e parë që lindën problemet, u mendua se ishte problem i Microsoft, duke qenë se të gjitha sistemet e goditura ishin të lidhura me Microsoft por […]

Korrik 19, 2024 - 14:15
 0
Eksperti IT: Rënia e sistemeve të Microsoft u krijua nga kompania CrowdStrike
Reklamë
Reklamë

Eksperti i IT-së Besmir Semanaj, rënien e sistemeve të Microsoft në mbarë botën, e sheh si goditje të frikshme globale.

Ai sqaroi në një intervistë televizive, se në momentin e parë që lindën problemet, u mendua se ishte problem i Microsoft, duke qenë se të gjitha sistemet e goditura ishin të lidhura me Microsoft por se pas investigimeve, rezultoi se kompania që ndodhet pas këtij problemeve është CrowdStrike.

Semanaj tha se CrowdStrike është një nga kompanitë më të mëdha të sigurisë kibernetike në botë dhe ndër kompanitë lider në sigurinë kibernetike.

“Në Shqipëri nuk besoj se kemi ndonjë kompani të ndikuar nga kjo situatë.

Reklamë
Reklamë

Kemi pasur një update dhe një file që lejon që sistemet e operimit të bëj crash dhe të nxjerrë jashtë funksionimit dhe userat të mund të mos e përdorin.

Kemi pasur prekje të serverëve. Rreth 1 mijë fluturime u anuluan, janë prekur sistemet bankare, financiare, telekomunikacioni, është me të vërtetë një tërmet teknologjik dhe shpresoj që të merren mësime.

Se mjaftoi një file që të gjunjëzojë të gjithë ekonominë botërore. Mendoj se ka dhe shumë institucione shtetërore të sigurisë së lartë të prekura.

Kemi të bëjmë me institucione shtetërore të rëndësisë së veçantë që mund ta përdorin këtë teknologji.

Nuk besoj se ka kompani që janë prekur në Shqipëri se CrowdStrike është kompani shumë e shtrenjtë.

Por duke qenë se jetojmë në një botë dixhitale, edhe Shqipëria nuk është e paprekur. Se një fluturim nuk mund të niset nga Tirana, për të shkuar në Amerikë. Na ndikon të gjithëve.

Në një pjesë të kompanive file duhet pastruar në mënyrë manuale, por janë miliona pajisje shumë e madhe dhe kjo është vërtetë një kolpo dhe goditje e frikshme.

Efekti do jetë zinxhir se gjatë kohës që ka patur probleme, ka pasur dhe transaksione.

Në kohë gjullurdie është momenti ideal kur hakerat sulmojnë.

Të gjithë duhet të kenë kujdes me komunikimet dixhitale dhe telefonike, sepse në raste të tilla është momenti ideal që sulmojnë hakerat.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.