Vrasja e policit në Serbi/ Arrestohet blogerja serbe, dyshohet se ndihmoi Harizin të arratisej
Autoritetet boshnjake dhe ato serbe janë duke vazhduar bashkëpunimin për të gjetur dhe arrestuar të dyshuarin për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri dje në Loznicë të Serbisë. Së fundi të njëjtit kanë publikuar edhe identitetin e dy serbëve që dyshohet se ndihmuan të dyshuarin në këtë rast. Ivana R., theksohet të […]
Ivana R., theksohet të jetë e arrestuara dje e cila dyshohet se bashkë me bashkëshortin e saj, Zoran R., i cili u arrestua në Bijelijna të Bosnjës, ndihmuan të dyshuarin për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij.
Madje kërkimet janë duke vazhduar edhe në Bosnje dhe në lumin Drina. Zoran R, theksohet të ketë qenë i dënuar më herët me burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafikim droge, por se kishte arritur të arratiset. Pas kësaj për të ishte lëshuar edhe urdhërarrest.
Sipas informacioneve jozyrtare në mediat serbe thuhet se ai kishte dokumente në emër të Marko Markoviq.
Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë, ata ishin martuar në vitin 2020, transmeton lajmi.net. Thuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R në rrjetin social Instagram dhe njihet si blogere.
Bashkëshorti i saj , u arrestua në mars të 2019-ës si organizator i një grupi kriminal nga ku u sekuestruan 1.1 ton marihuanë në pikën kufitare të Gradinës.
Kontrabanda dyshohet se ishte organizuar nga Zoran R. dhe partnerja e tij asokohe Danijela D.
Faton Hajrizi vazhdon të kërkohet nga autoritetet si i dyshuar për vrasjen e policit serb./Lajmi.net/
What's Your Reaction?