Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Po bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë mbi problemin teknik global!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informoi të premten se, po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka prekur përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike dhe ndikimet e mundshme të tij për sigurinë kibernetike në Shqipëri. “Ne po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe institucionet vendase për të monitoruar situatën dhe për të […]

Korrik 19, 2024 - 21:35
 0
Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Po bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë mbi problemin teknik global!
Reklamë
Reklamë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informoi të premten se, po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka prekur përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike dhe ndikimet e mundshme të tij për sigurinë kibernetike në Shqipëri.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe institucionet vendase për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen kibernetike”,bëhet e ditur në një njoftim të Autoritetit.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike inkurajon qytetarët që të qëndrojnë të informuar përmes burimeve të besueshme dhe të ndjekin rekomandimet për të mbrojtur pajisjet dhe informacionin personal.

Reklamë
Reklamë

“Në rast të ndonjë incidenti kibernetik apo aktiviteti të dyshimtë, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë në linjat tona të dedikuara për raportim”, këshillohet në njoftim.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se, “prioriteti ynë kryesor mbetet mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe garantimi i sigurisë së informacionit për të gjithë qytetarët shqiptarë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.