18 aksidente rrugore në ditë, Brataj thirrje: Kujdes alkoolin, vendosni rripat

Sezoni veror dhe sidomos muaji korrik ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ku janë shënuar deri në 18 aksidente rrugore në ditë. Ndërkohë që mesatarja e aksidente krahasuar me të jetën periudhë ku janë regjistruar mesatarisht 9-10 është rritur këtë vit në 12 aksidente rrugore ne dite. Shefi i Urgjencës Kombëtare dr. […]

Korrik 20, 2024 - 20:10
 0
18 aksidente rrugore në ditë, Brataj thirrje: Kujdes alkoolin, vendosni rripat
Reklamë
Reklamë

Sezoni veror dhe sidomos muaji korrik ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ku janë shënuar deri në 18 aksidente rrugore në ditë.

Ndërkohë që mesatarja e aksidente krahasuar me të jetën periudhë ku janë regjistruar mesatarisht 9-10 është rritur këtë vit në 12 aksidente rrugore ne dite.

Shefi i Urgjencës Kombëtare dr. Skënder Brataj thotë se në këtë periudhë përveç shtimit lëvizjeve dhe numrit të makinave ne rruge dëmi në njerëz është dhe më i madh pasi makinat mbushen me qytetarë që shkojnë në plazhe.

Reklamë
Reklamë

Për të mbrojtur fëmijët, por dhe veten Brataj këshillon qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit .

“Kujdes me alkoolin, vendosni rripat, vendosni sediljet e fëmijëve”, thotë Brataj.

Përveç humbjeve te jetëve aksidentet rrugore janë shkak kryesor i personave te invalidizuar të cilët kane kosto jo vetëm për familjen, por për te gjithë shoqërinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.