“Të vriten 3 veta është kiamet i madh”, qytetarët të tronditur nga atentati në Memaliaj: Pranë lokalit pamë se…

Atentati me 3 të vrarë në një lokal në Memaliaj ka tronditur të gjithë banorët e zonës. Në një prononcim për gazetarët, një nga banorët thotë se njëri nga të vrarët në atentat ishte punonjës në lokalin ku ndodhi krimi. Ai shprehet se nuk ka dëgjuar të shtëna mbrëmjen e djeshme, ndërsa ngjarjen e ka […]

Korrik 21, 2024 - 11:10
 0
“Të vriten 3 veta është kiamet i madh”, qytetarët të tronditur nga atentati në Memaliaj: Pranë lokalit pamë se…
Reklamë
Reklamë

Atentati me 3 të vrarë në një lokal në Memaliaj ka tronditur të gjithë banorët e zonës. Në një prononcim për gazetarët, një nga banorët thotë se njëri nga të vrarët në atentat ishte punonjës në lokalin ku ndodhi krimi. Ai shprehet se nuk ka dëgjuar të shtëna mbrëmjen e djeshme, ndërsa ngjarjen e ka mësuar rastësisht teksa ka qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes.

Banori: Të 3 i njoh, të 2 djemtë dhe personin tjetër. Njëri nga ata çunat punonte aty, kurse njëri vinte rastësisht. Jemi tronditur shumë fare. Të vriten 3 veta është kiamet i madh, çfarë thua. Nuk ka ku të vejë më. Nuk dëgjova mbrëmë të shtëna. Sot e mora vesh, kur kalova aty vërdallë dhe kur pashë policinë.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se objektiv i atentatit mbrëmjen e djeshme në Memaliaj ka qenë Shyqyri Kalemi (babai i Andrea dhe Zamir Kalemit), i cili ka mbetur i vrarë. Viktimë ka mbetur dhe Marsel Çela, 47 vjeç (lidhje shoqërore e viktimave), si dhe kamarieri i lokalit, Gledi Muka, 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, 57 vjeç, (vëllai i Shyqri Kalemit), i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklamë
Reklamë

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje si pjesë e sagës së krimeve të ndodhura që prej 11 Qershorit të vitit 2022, kur mbeti i vrarë në Tiranë me shpërthim të telekomanduar Aleksandër Sadikaj.

Për ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.