Dalin në ankand syzet ikonike të John Lennon

Syzet blu të rrumbullakëta të John Lennon – të cilat ai ia dha një personi që po vizitonte studiot e “Abbey Road” – ku Beatles regjistronin këngët e tyre – do të dalin në ankand. Syzet e stilit John Lennon – të cilat iu dorëzuan të riut qe shoqërohej nga e dashura e tij në […]

Korrik 22, 2024 - 13:25
 0
Dalin në ankand syzet ikonike të John Lennon
Reklamë
Reklamë
Thumbnail 9

Syzet blu të rrumbullakëta të John Lennon – të cilat ai ia dha një personi që po vizitonte studiot e “Abbey Road” – ku Beatles regjistronin këngët e tyre – do të dalin në ankand.

Syzet e stilit John Lennon – të cilat iu dorëzuan të riut qe shoqërohej nga e dashura e tij në vitin 1968 – pritet të kushtojnë 2,000 paund (2,584 dollarë) deri në 3,000 paund. Nuk dihet se kujt i përkisnin në atë kohë.

Syzet do të dalin në ankand së bashku me një koleksion prej 33 fotografish bardh e zi të Beatles – të shkrepura në Abbey Road në 1968 dhe 1969 – duke përfshirë një set fotografik për kopertinën e albumit të grupit.

Reklamë
Reklamë

Fotot, disa me Paul McCartney, George Harrison, George Martin dhe Ringo Starr, do të shiten – me të drejtën e autorit – për rreth 200 deri në 300 paund.

Artikujt do të dalin në ankand më 31 korrik në “Farleigh Golf Club” në Surrey. Pergatiti BW

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Reklamë
Reklamë