Në Himarë, kokëulur

Nga Artur Ajazi Zgjedhjet e reja për të zgjedhur kreun e bashkisë së Himarës, e kanë futur opozitën në telashe. Jam i bindur se Berisha, do ta kishte vazhduar “sagën” e tij me Belerin e ri, dhe do ta kishte çuar deri në fund misionin shkatërrues. Por edhe me kandidatin e ri, opozita sërish shkon […]

Korrik 24, 2024 - 15:05
 0
Në Himarë, kokëulur
Reklamë
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Zgjedhjet e reja për të zgjedhur kreun e bashkisë së Himarës, e kanë futur opozitën në telashe. Jam i bindur se Berisha, do ta kishte vazhduar “sagën” e tij me Belerin e ri, dhe do ta kishte çuar deri në fund misionin shkatërrues. Por edhe me kandidatin e ri, opozita sërish shkon në Himarë, kokëulur. Kjo për faktin sepse, atje opozita apo më mirë të themi Berisha, zgjodhi të nxjerrë si kandidat të saj, emrin më të lakuar, dhe më të diskredituar të asaj zone, siç ishte Fredi Beleri me tre emra. Karvani i gjatë i hetimit, arrestimit, hetimit dhe gjykimit, duket se morën fund për organet e drejtësisë, dhe ky në fakt ishte shembulli më negativ që do ti ndjekë edhe për shumë vite, opozitaristët tanë. Beleri, ishte njolla më e zezë, jo vetëm se u zu në flagrancë duke bërë pazare  votash, por edhe sepse mbi atë që sot është “eurodeputet”, rëndojnë një mal me akuza nga institucionet dhe drejtësia shqiptare. Opozita do të shkojë, dhe do të ulë kokën para himariotëve, para shqiptarëve të atjeshëm, pasi ka gabuar, ka shkelur mbi dinjitetin dhe sovranitetin e vendit, duke promovuar për muaj e muaj me rradhë, duke mbrojtur një  antishqiptar të deklaruar. Çfarë i ka mbetur më Berishës, PD-së,  dhe  taborrit të asaj partie, kur në gjyq u vërtetua katëcipërisht pazari i Belerit me blerjet e votave  ? Çfarë  i  ka mbetur më Berishës, apo dhe Dule “grekut”, të ndjehen medemek  si  “krenarë se  përfaqësojmë opozitën në zgjedhjet e 4 Gushtit” kur Beleri apo më keq akoma dhe kandidati i tyre i ri, i ardhur nga gjirizet e lobit grek në SHBA, japin deklarata  skandaloze, ku përçohet tërësisht  fryma  antishqiptare, dhe misioni i tyre përçarës. A mund të  besosh tek një opozitë e tillë, ku bëhet ortake  edhe me “djallin”, veç të dëmtojë  interesat e vendit ? Në Himarë shpura e Berishës, do të shkojë kokëulur, dhe do të kthehet me humbjen spektakolare të kandidatit  të saj antishiptar. Vangjel  Tavo, mbetet njeriu i duhur, dhe figura më e sprovuar  që kërkon sot Himara, bashkia e atij qyteti të Shqipërisë, që kërkojnë sot ata që duan largimin e frymës  përçarëse, që deshi të mbjellë “greku” dhe mercenari  Beleri  bashkë me Dulellarët e tij. Opozita do të shkojë kokëulur në Himarë, dhe atje do ti bëhet “gjyqi” me votë nga himariotët, patriotët dhe njerëzit e mënçur  të bregut. Berisha dhe Dule, e kanë humbur Himarën përgjithmonë, teksa i dolën në mbrojtje njeriut, që duhej të ishte në burg me kohë për vepra të rënda penale, por që fatkeqësisht arriti të  promovohej nga një ish-kryeminister që çirret çdo natë nga ballkoni si “nacionalist që i dhimbsen trojet shqiptare”, por që  në fakt,  ka punuar kundër  indipendencës së tyre. Opozita  do të shkojë kokëulur në  Himarë, dhe do të ikë prej saj me “bisht nën shalë” për të mos u kthyer më  kurrë në tokën më të lashtë Arbnore, të cilën Greqia përmes mercenarëve të saj edhe në politikën shqiptare, mundohet ta “helenizojë” me  teori  të vjetëruara, të dala boje.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.