Tirana, “dera e parë” e turistëve të huaj, vizitorët: Shqiptarët janë tepër mikpritës, kryeqyteti me histori e kulturë të pasur

Në këto ditë të nxehta Korriku, Tirana gumëzhin kudo nga turistët e shumtë. Sheshi “Skënderbej” mbetet padiskutim pika kryesore që turistët nisin turin e tyre të vizitave. Disa janë të organizuar me agjenci të ndryshme, të tjerë vijnë me familjarët e tyre pa guida turistike. Ata shprehen se Shqipëria dhe Tirana u pëlqen shumë dhe […]

Korrik 24, 2024 - 15:50
 0
Tirana, “dera e parë” e turistëve të huaj, vizitorët: Shqiptarët janë tepër mikpritës, kryeqyteti me histori e kulturë të pasur
Reklamë
Reklamë

Në këto ditë të nxehta Korriku, Tirana gumëzhin kudo nga turistët e shumtë. Sheshi “Skënderbej” mbetet padiskutim pika kryesore që turistët nisin turin e tyre të vizitave.

Disa janë të organizuar me agjenci të ndryshme, të tjerë vijnë me familjarët e tyre pa guida turistike. Ata shprehen se Shqipëria dhe Tirana u pëlqen shumë dhe duan të mësojnë më tepër për vendin tonë.

“Kemi rreth një orë që kemi mbërritur këtu në Tiranë dhe do bëjmë një shëtitje këtej nga Muzeu Kombëtar, ndonjë blerje vërdallë dhe te Bunkarti.”

Reklamë
Reklamë

“Ne donim të bënim një vizitë me familjen këtu në Shqipëri. Me parë kam vizituar Bosnje-Hercegovinën dhe nëse bëj një krahasim, Shqipëria është shumë më mirë dhe tepër miqësore. Kjo pasi njerëzit këtu sillen shumë miqësorë me turistët e huaj. Kjo është tepër e rëndësishme për ne turqit.”

“Më pëlqen shumë këtu. Dje kemi ardhur nga Italia dhe njerëzit janë shumë miqësorë.”

“Është hera e parë në Shqipëri. Më pas do të vizitojmë Beratin dhe Sarandën. Kontrolluam nga Italia në internet dhe zgjodhëm të vizitonim Shqipërinë. Vendi është shumë shumë i bukur. Kemi provuar qoftet këtu dje.”

Ndërsa sipas nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, kryeqyteti ka një sërë arsyesh per t’u vizituar që nga historia, kultura, kulinaria dhe fshatrat turistike.

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Duke filluar që nga turizmi, pjesa historike, e kaluara e largët, por edhe e kaluara e afërt, pra duke iu referuar antikitetit të Tiranës, trashëgimia kulturore është një tjetër drejtim i turizmit në Tiranë, ku turistët janë shumë të interesuar, blejnë, provojnë, shikojnë duke përfshirë edhe aspektin kulinar, që asaj pastaj një tjetër qendër e madhe ku fokusohen turistë. Tirana ofron pjesën e njësive rurale që janë kurora e Tiranës, super e pasur. Duke filluar që nga ujëvarat dhe shpellat e ndryshme.

Kryeqytetin dhe vendin tonë tashmë e vizitojnë turistë nga vende të ndryshme të botës.

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Deri vjet dhe parvjet kishim një hartë të kufizuar me Europën absolutisht por, por edhe me disa kontinente. Tani kjo është një e dhënë edhe nga Ministria e Turizmit, kemi një hartë komplet që përfshin gjithë botën.

Muaji Korrik ka njohur një rritje të konsiderueshme të fluksit të turistëve në vendin tonë, por në Gusht pritet të arrihet kulmi i vizitorëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.