Sallam Çokollatë – Receta Origjinale e Traditës Shqiptare

Një traditë e ëmbël dhe mbi të gjitha shumë e shijshme. Të gjithë fëmijët e para viteve 90 e kujtojnë me nostalgji shijen e çokollatës së shtëpisë me biskota e arra, që për shkak të formës së saj të rrumbullakët kishte marrë emrin, sallam çokollatë ose sallam kakao. Receta e saj ende ruhet nga amvisat […] The post Sallam Çokollatë – Receta Origjinale e Traditës Shqiptare appeared first on AgroWeb.

Korrik 25, 2024 - 12:05
 0
Sallam Çokollatë – Receta Origjinale e Traditës Shqiptare
Reklamë
Reklamë

Një traditë e ëmbël dhe mbi të gjitha shumë e shijshme. Të gjithë fëmijët e para viteve 90 e kujtojnë me nostalgji shijen e çokollatës së shtëpisë me biskota e arra, që për shkak të formës së saj të rrumbullakët kishte marrë emrin, sallam çokollatë ose sallam kakao.

Receta e saj ende ruhet nga amvisat shqiptare në fletoret e vjetra, të cilat asokohe kalonin dorë më dorë dhe disa ruhen sot e kësaj dite.

AgroWeb.org ju sjell recetën origjinale të sallam çokollatës marrë pikërisht nga një fletore recetash, e ruajtur me kujdes.

Reklamë
Reklamë

Përbërësit

  • 200 gr çokollatë e zezë ose 4 lugë kakao e hidhur
  • 250 gr biskota të thata pa yndyrë
  • 1 filxhan çaji arra të prera në copa të vogla
  • 100gr gjalp në temperaturë ambjenti (i cilësisë më të mirë por pa shumë aromë)
  • 100gr sheqer
  • 2 të verdha veze
  • Pak kafe të bluar nëse dëshironi

Receta origjinale është vetëm me biskota dhe arra, por mund t’i shtoni lajthi, fistikë apo bajame të qëruara nëse dëshironi.

Nëse ju pelqen shija e fortë e çokollatës pa shumë sheqer mund të zëvendësoni gjysmën e sheqerit me kakao pluhur.

Përgatitja:

Fillimisht, shkrini në banjomari ose në zjarr shumë të ulët cokollatën e zezë derisa të përftoni një krem pa kokërriza dhe e lini të ftohet në temperaturë ambjenti.

Në rast se do të përdorni kakao pluhur, do ta lini siç është.

Therrmoni biskotat me duar në copa jo shumë të vogla dhe i lini mënjanë. Po ashtu veproni me arrat.

Në një enë tjetër, punoni me nje spatul ose pirun gjalpin në temperaturë ambjenti, të cilit i shtoni pak nga pak sheqerin, të verdhat e vezëve, çokollatën tashmë të ftohur ose kakaon pluhur.

I përzieni mirë këta përbërës, duke shtuar në fund edhe biskotat e copëtuara dhe arrat dhe vazhdoni perzierjen derisa të gjitha copëzat e biskotave të jenë veshur me kremin me cokollatë.

E vendosni përberjen në një letër furre dhe mundohuni t’i jepni formë cilindrike duke e rrotulluar. Mbështilleni sallamin prej çokollate me letrën e kuzhinës dhe vendoseni në frigorifer në ngrirje , në menyrë që të forcohet për të paktën 2 apo 3 orë.

Kur të jetë gati, priteni në feta dhe shërbejëni. Nëse dëshironi i hidhni sipër sheqer pluhur./AgroWeb.org

The post Sallam Çokollatë – Receta Origjinale e Traditës Shqiptare appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.