Ishin marrë peng nga disa afganë, policia shqiptare dhe ajo malazeze në bashkëpunim me Europol lirojnë 11 emigrantët
Policia e Shtetit ka marrë pjesë në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”. Nga bashkëpunimi i policisë shqiptare, Europol, me Policinë malazeze,
Policia e Shtetit ka marrë pjesë në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”. Nga bashkëpunimi i policisë shqiptare, Europol, me Policinë malazeze, u mundësua gjetja dhe lirimi i 11 emigrantëve arabë, të cilët ishin marrë peng.
Pengmarrësit ishin emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.
“Si rezultat i angazhimit maksimal, si partner i besueshëm, në një operacion ndërkombëtar për lirimin e 11 shtetasve (emigrantë ilegalë, nga vendet e treta) që mbaheshin peng në Mal të Zi, Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet marrjes së informacionit dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, u bë e mundur organizimi i operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”.
Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.
Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani.
Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.
Gjithashtu, u gjetën 11 emigrantët e marrë peng, të cilët ishin dhunuar nga shtetasit afganë”, njofton policia. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?