Wang Yi: Zhvillimi i dhe hapja e Kinës sjellin mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-BE

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të premten me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në Vientiane të Laosit. Sipas kryediplomatit kinez, zhvillimi dhe hapja e Kinës kanë sjellë mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-BE. Wang Yi takohet me Josep Borrell(Foto:MPJ) Konsensusi midis […]

Korrik 27, 2024 - 13:15
 0
Wang Yi: Zhvillimi i dhe hapja e Kinës sjellin mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-BE
Reklamë
Reklamë
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të premten me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në Vientiane të Laosit.

Sipas kryediplomatit kinez, zhvillimi dhe hapja e Kinës kanë sjellë mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-BE.

Wang Yi takohet me Josep Borrell(Foto:MPJ)

Reklamë
Reklamë

Konsensusi midis Kinës dhe BE-së i tejkalon shumë ndasitë, tha Wang, duke vënë në dukje se një marrëdhënie e shëndetshme, e qëndrueshme dhe e vazhdueshme Kinë-BE është në interesat themelore të të dyja palëve, madje është gjithashtu pritshmëri e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar.

Ai shtoi se Kina dhe BE-ja duhet të qëndrojnë të përkushtuara ndaj partneritetit, të mbajnë drejtimin e përgjithshëm të bashkëpunimit, të respektojnë vullnetin dhe zgjedhjet e popujve të tyre përkatës, të zhvillojnë dialogë në bazë të barazisë, të rrisin mirëkuptimin për të përballuar pasigurinë e situatës ndërkombëtare me stabilitetin e marrëdhënieve Kinë-BE.

Wang tha se Kina, si gjithmonë, do të mbështesë integrimin evropian dhe ruajtjen e autonomisë strategjike të BE-së. Pala kineze shpreson që liderët e rinj të BE-së të ndjekin një politikë të arsyeshme dhe pragmatike ndaj Kinës, të shikojnë zhvillimin e saj në mënyrë objektive, miqësore dhe të realizojnë një tranzicion të qetë në marrëdhëniet Kinë-BE.

Ai shtoi se hetimet e BE-së kundër subvencioneve për automjetet elektrike të Kinës, janë proteksionizëm tregtar tipik dhe nuk janë të favorshme për transformimin e gjelbër global.

“Shpresojmë që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme përmes dialogut dhe konsultimit, për të mbrojtur së bashku sistemin e tregtisë së lirë dhe globalizimin ekonomik”, vuri në dukje Wang.

Ndërkohë, nga ana e tij Borrell tha se BE-ja i kushton rëndësi marrëdhënieve Evropë-Kinë. Ajo mban një politikë të pavarur ndaj Kinës, duke vënë në dukje se është e gatshme të mbajë komunikimin me Kinën, që të dyja palët të kuptojnë më mirë pozicionet e tyre përkatëse.

“BE-ja nuk është e përfshirë në frenimin e zhvillimit të Kinës. Ajo gëzohet të shohë ngritjen e saj dhe shpreson të ndajë shqetësimet e ndërsjellta në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, si edhe të zhvillojë një marrëdhënie të ekuilibruar ekonomiko-tregtare Evropë-Kinë”, tha Borrell.

Bashkimi Europian pohon gjithmonë se Tajvani nuk është një shtet. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën, tha Borrelli, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të ndjekë politikën e “një Kine”.

Bashkimi Europian i kushton rëndësi nismës së paqes të Kinës dhe Brazilit për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë. Ajo vlerëson Kinën për promovimin e pajtimit të fraksioneve palestineze dhe është e gatshme të punojë me Kinën për të promovuar paqen, tha zyrtari i BE-së.

Wang, ministri i jashtëm kinez, shtjelloi pozicionin parimor të Kinës për krizën në Ukrainë, duke thënë se detyra më urgjente është qetësimi i situatës dhe se Kina ka insistuar gjithmonë në nxitjen e paqes dhe promovimin e bisedimeve për një zgjidhje politike.

Pala kineze mbështet Bashkimin Europian në rolin udhëheqës për eksplorimin e një arkitekture të sigurisë të ekuilibruar, efektive dhe të qëndrueshme në Europë, tha kryediplomati kinez. cri

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.