Rikthehen rastet me Covid-19 në Kosovë\ Ja sa infektime u shënuan dy javët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën 10-23 korrik janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19. Ky institut rekomandoi disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, përfshirë praktikumin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza […]

Korrik 27, 2024 - 15:00
 0
Rikthehen rastet me Covid-19 në Kosovë\ Ja sa infektime u shënuan dy javët e fundit
Reklamë
Reklamë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën 10-23 korrik janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19.

Ky institut rekomandoi disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, përfshirë praktikumin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur.

IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.

Reklamë
Reklamë

Megjithatë, raste me koronavirus – që për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.

Në janar të këtij viti, revista shnecore Lancet publikoi një studim rreth pandemisë së koronavirusit. Sipas gjetjeve të studimit pandemia ndikoi në jetëgjatësinë e njerëzve, pasi gjatë periudhës së pandemisë jetëgjatësia ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e Lancet po ashtu vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet u shkaktuan qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.