Mbollën 1 mijë bimë kanabisi në mes të pyllit, përfundojnë në pranga tre shqiptarët në Greqi

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Edesës në Greqi, në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, të cilët kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll. Bëhet fjalë për tre burra me origjinë shqiptare, të cilët krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe […]

Korrik 27, 2024 - 16:45
 0
Mbollën 1 mijë bimë kanabisi në mes të pyllit, përfundojnë në pranga tre shqiptarët në Greqi
Reklamë
Reklamë

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Edesës në Greqi, në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, të cilët kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll.

Bëhet fjalë për tre burra me origjinë shqiptare, të cilët krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Dy 29-vjeçarët së bashku me 40-vjeçarin, për t’u kujdesur për fidanët e kanabisit, kanë përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit. Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke.

Reklamë
Reklamë

Gjithashtu janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër aparate celularë.

Të arrestuarit me procedimin penal të ngritur në ngarkim të tyre do të dërgohen në Prokurorinë e Rrethit të Kozanit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.