Kina fiton medaljen e parë të artë të Olimpiadës

Medalja e parë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” u fitua nga Kina. Çifti i përbërë nga Huang Juting dhe Sheng Lihao u renditën të parët në disiplinën e qitjes, në garën e përzier me karabinë, në distancën 10 metra. Ata mposhtën në finale çiftin nga Koreja e Jugut, të përbërë nga Keum dhe Park, me […]

Korrik 27, 2024 - 19:40
 0
Kina fiton medaljen e parë të artë të Olimpiadës
Reklamë
Reklamë

Medalja e parë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” u fitua nga Kina. Çifti i përbërë nga Huang Juting dhe Sheng Lihao u renditën të parët në disiplinën e qitjes, në garën e përzier me karabinë, në distancën 10 metra.

Ata mposhtën në finale çiftin nga Koreja e Jugut, të përbërë nga Keum dhe Park, me rezultatin e përgjithshëm 16 me 12. Medalja e bronzit u fitua nga Kazakistani, falë konkurrimit të suksesshëm të çiftit të përbërë nga Le dhe Satpajev.

Kina fitoi gjithashtu edhe medaljen e artë në hedhje të sinkronizuar nga trampolina, në lartësinë 3 metër për femra. Pas dyshes kineze u pozicionuan Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Reklamë
Reklamë

Prej startit të Olimpiadës, Kina konfirmohet si superfuqi e Lojërave dhe mbetet një prej vendeve kandidate për vendin e parë në renditjen e përgjithshme të medaljeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.