‘Apokalips’ pilivesash në Rhode Island, ushtria e insekteve pushton plazhin

Një ushtri pilivesash e ktheu fundjavën e pushuesve të një plazhi në Rhode Island, SHBA në një murtajë të vërtetë biblike. Tufa e pilivesave iu drejtua Misquamicut Beach ditën e shtunë dhe ‘pushtuan’ plazhin, hynë nën çadra e shezlongë dhe nuk kursyen as njerëzit. Pushuesit u përpoqën të mbroheshin ndërsa të tjerë u larguan sa […]

Korrik 29, 2024 - 11:30
 0
‘Apokalips’ pilivesash në Rhode Island, ushtria e insekteve pushton plazhin
Reklamë
Reklamë

Një ushtri pilivesash e ktheu fundjavën e pushuesve të një plazhi në Rhode Island, SHBA në një murtajë të vërtetë biblike.

Tufa e pilivesave iu drejtua Misquamicut Beach ditën e shtunë dhe ‘pushtuan’ plazhin, hynë nën çadra e shezlongë dhe nuk kursyen as njerëzit. Pushuesit u përpoqën të mbroheshin ndërsa të tjerë u larguan sa më shpejt mundën drejt makinave të tyre.

Një pjesë qëndruan dhe qeshën me pamjen, teksa fëmijët ulërisnin dhe përpiqeshin t’i largonin insektet me lodrat e plazhit.

Reklamë
Reklamë

Tufat e pilivesave formohen kur ato janë në periudhën e riprodhimit gjatë verës ose kur insektet e vogla me të cilat ushqehen detyrohen të ndërrojnë habitatin e tyre për shkak të motit ose aktivitetit njerëzor.

Tufat mund të përmbajnë deri në miliona pilivesa dhe grupet mund të jenë kaq të mëdha sa të dallohen edhe nga radarët.

Pilivesat ushqehen me mushkonja dhe insekte të tjera, por ka raste që mund të hanë edhe zogj të vegjël si kolibrat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.