Merr fund ëndrra e Donjeta Sadikut për medalje në Paris, mundet nga kolumbiana Valdes Pana

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka dështuar në përpjekjet e saj për të fituar medalje në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi u mposht të hënën mbrëma nga Paola Angie Valdes Pana. Boksierja kolumbiane fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve në përballjen e 1/8 së finales në kategorinë deri në 60 kilogramë, në kryeqytetin francez. Sadiku […]

Korrik 29, 2024 - 22:05
 0
Merr fund ëndrra e Donjeta Sadikut për medalje në Paris, mundet nga kolumbiana Valdes Pana
Reklamë
Reklamë

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka dështuar në përpjekjet e saj për të fituar medalje në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi u mposht të hënën mbrëma nga Paola Angie Valdes Pana.

Boksierja kolumbiane fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve në përballjen e 1/8 së finales në kategorinë deri në 60 kilogramë, në kryeqytetin francez.

Sadiku e kishte fituar ndeshjen e parë, duke e mposhtur Thanaya Somnuek të Tajlandës.

Reklamë
Reklamë

Kjo ishte paraqitja e dytë e 25-vjeçares nga Prishtina në Lojëra Olimpike, pas debutimit me ftesë në Tokio 2020, kur kishte humbur qysh në luftën e parë.

Ajo është garuesja e parë dhe e vetme deri tani, qoftë grua apo burrë, që e ka përfaqësuar Kosovën në sportin e boksit në Lojëra Olimpike.

Ndërkohë, të hënën garuan në përgjithësi tre kosovarë në Paris 2024, me Akil dhe Nora Gjakovën që ngelën pa medalje gjithashtu, pasi humbën në garat e tyre përkatëse në xhudo.

Kosova e ka fituar vetëm një medalje deri tani në Parisi 2024, ku po përfaqësohet nga nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.

Kampionia olimpike nga Tokio 2020, Distria Krasniqi e fitoi të argjendtën të dielën.

Në ditët në vijim do të garojnë edhe Gresa Bakraqi në atletikë, Hana Beiqi dhe Adell Saboviq në not, si dhe Loriana Kuka dhe Laura Fazliu në xhudo.

Xhudoja është sporti i vetëm që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike deri tani, plot katër sosh.

Lojërat Olimpike Verore mbahen çdo katër vjet dhe vlerësohen si gara më e shquar me shumë sporte individuale dhe ekipore në botë.

Kosova e shënoi debutimin në vitin 2016 në Olimpiadën e Rios në Brazil.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.