Tritol për herë të dytë lokalit në Velipojë, flet vëllai i pronarit: Nuk kemi asnjë konflikt, të gjenden autorët

Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 korrik) në një lokal në Velipojë, në fshatin Rjoll. Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Siç shihet nga pamjet nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. “Nga […]

Korrik 30, 2024 - 12:15
 0
Tritol për herë të dytë lokalit në Velipojë, flet vëllai i pronarit: Nuk kemi asnjë konflikt, të gjenden autorët
Reklamë
Reklamë

Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 korrik) në një lokal në Velipojë, në fshatin Rjoll.

Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Siç shihet nga pamjet nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.

“Nga ora 3 e natës ka marrë vëllai në telefon dhe më tha; hajde shpejt se kanë hedhur lëndë plasëse në lokal. Është hera e dytë që ndodh. Që në herën e dytë, vëllai rri këtu dhe ruan objektin.

Reklamë
Reklamë

Siç shihet dhe në pamje, ka pasur dëme materiale. Nuk kemi konflikte, Unë jam emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, jam me nënshtetësi gjermane. E kam parë të arsyeshme që të bëja një investim në vendin tim. Nuk e di se pse ndodhi. Të vinë, të sulmojnë, pa i pasur kurrë kujt borxh, nuk e di. Policia të merret seriozisht me çështjen, se është hera e dytë. Duhet të gjenden autorët.”, tha vëllai i pronarit të lokalit, Kristian Preka.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.