GJKKO lë në burg Evis Berberin! Akuzohet se i jepte tenderat e ARRSH kompanisë së tij

GJKKO ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi. Kërkuesi Evis Berberi më datë 14.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit në hetim Evis Berberi për procedimin penal me nr.214/2023”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e […]

Korrik 30, 2024 - 16:00
 0
GJKKO lë në burg Evis Berberin! Akuzohet se i jepte tenderat e ARRSH kompanisë së tij
Reklamë
Reklamë

GJKKO ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi.

Kërkuesi Evis Berberi më datë 14.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit në hetim Evis Berberi për procedimin penal me nr.214/2023”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet 246/6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 370, datë 30.07.2024, vendosi:

Reklamë
Reklamë

Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për rastin objekt gjykimi.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj shtetasit Evis Berberi me anë të vendimit Nr.21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.