Bie prodhimi! Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve detyrojnë KESH që të blejë energji elektrike

Thatësira dhe temperaturat e larta që vendi ynë që po kalon kanë bërë që në gjysmën e parë të vitit të prodhohet më pak energji. Nga të gjitha burimet gjeneruese në vend, në periudhën janar-qershor u prodhuan rreth 4.3 mln MWh nga rreth 5 mln MWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë, […]

Gusht 1, 2024 - 10:55
 0
Bie prodhimi! Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve detyrojnë KESH që të blejë energji elektrike
Reklamë
Reklamë

Thatësira dhe temperaturat e larta që vendi ynë që po kalon kanë bërë që në gjysmën e parë të vitit të prodhohet më pak energji. Nga të gjitha burimet gjeneruese në vend, në periudhën janar-qershor u prodhuan rreth 4.3 mln MWh nga rreth 5 mln MWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu rënie.

Janë hidrocentralet private ato të cilat kontribuuan më shumë në prodhimin e energjisë totale. “Arsyeja kryesore që është ulur prodhimi janë reshjet e pakta është ulur niveli në kaskadë. Privati për herë të parë ka prodhuar energji më shumë sesa KESH. Jemi në kuotat 51 me 49% dhe normalisht kushtet atmosferike janë arsyet kryesore”, thotë për A2 CNN Azmer Duleviç, ekspert energjie.

Edhe fotovoltaikët po luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. ERE bën të ditur se sasia e prodhuar nga këto struktura është rritur ndjeshëm. Centralet fotovoltaike prodhuan rreth 34 mijë MWh, impiantet në treg të lirë 21 mijë MWh. Është vënia në punë e centralit të Karavastasë që i ka dhënë hov prodhimit të kësaj energjie. 135 mijë MWh është energjia e prodhuar nga ky central diellor. “Karavastaja s’ka qenë në punë vjet ndërsa nga marsi ka filluar të prodhojë por janë dhe disa parqe të tjera të vogla që po japin kontributin e tyre në këtë energji totale”, thotë Duleviç.

Reklamë
Reklamë

Ndalur tek konsumi, në 6 muaj në këtë drejtim shkoi rreth 4 milionë MWh energji. Ndërsa niveli i humbjeve në rrjet u ul në 17.69%. “Arkëtimi është pothuajse 100% por humbjet mbeten për t’u parë. Se të kemi këto ulje të larta duhet të kemi investime nga OSHEE në rrjet por nga ana tjetër nuk është bërë ndonjë aksion i madh që të eliminojë këto vjedhje në rrjet. Por mbetet për t’u parë raporti në fund të vitit që nxjerrë humbjet totale”, thotë Duleviç.

Përballë një thatësire dhe vijimit të temperaturave të larta KESH vijon të importojë energji për të plotësuar nevojat në vend.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.