A do të sjellë Gushti rikthimin e valës së të nxehtit afrikan? Sinoptikanja bën parashikimin e motit

Muaji Gusht nuk pritet që të sjellë valën ekstreme të nxehtësisë që kemi përjetuar në Korrik. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja thotë se do të kemi 1 ose 2 ditë gjatë Korrikut kur termometi do afrohet 39 apo 40 gradë, por kjo situatë do të jetë në 2 apo 3 […]

Gusht 2, 2024 - 10:25
 0
A do të sjellë Gushti rikthimin e valës së të nxehtit afrikan? Sinoptikanja bën parashikimin e motit
Reklamë
Reklamë

Muaji Gusht nuk pritet që të sjellë valën ekstreme të nxehtësisë që kemi përjetuar në Korrik. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja thotë se do të kemi 1 ose 2 ditë gjatë Korrikut kur termometi do afrohet 39 apo 40 gradë, por kjo situatë do të jetë në 2 apo 3 qarqe të vendit. Lajda thotë se Gushti do të jetë i nxehtë, po jo me vlera ekstreme.

Pyetje: A mund të kemi më një rikthim të valës së të nxehtit që përjetuam gjatë muajit Korrik?

Lajda Porja: Jo, nuk parashikohet që të kemi një valë e cila të qëndrojë kaq gjatë. Do të kemi 1 ose 2 ditë ku termometri do i afrohet 39 apo 40 gradë, por do të jenë disa zona, 2 ose 3 qarqe dhe jo i gjithë territori shqiptar, apo e gjithë vija bregdetare apo zona e ulët. Ndërkohë që Korriku e mbajti mjaft të ngarkuar me gati 3 javë me temperatura mjaft të larta.

Reklamë
Reklamë

Pra, nëse do specifikoja me një fjali, Gushti do të jetë i nxehtë dhe jo shumë i nxehtë me vlera ekstreme. Do të kemi vetëm 1 ose 2 ditë ku do të kapërcehet në disa zona, megjithatë pjesa tjetër do të jetë, 34-35 gradë. Përgjithësisht, këto do të jenë vlerat e Gushtit. Parashikohet që të paktën deri nga data 15 nuk është se presim të kemi një sistem të mirëfilltë vranësirash dhe reshjesh që përfshijnë të gjithë territorin, por vetëm rrebeshe të izoluara që zgjasin jo më shumë se 30 apo 40 minuta.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.