Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

350 fëmijë i janë drejtuar në 24 orët e fundit urgjencës pediatrike të QSUT-së për ndihmë mjekësore. Gastroenterite të shoqëruara me temperaturë dominuese në disa ditë por edhe infeksione respritore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes aspak të zakonshme për sezonin veror, kanë qenë shqetësimet  kryesore. “Përveç infeksioneve gastrointerstinale, ajo që kemi vënë re gjatë […]

Gusht 2, 2024 - 15:10
 0
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë
Reklamë
Reklamë

350 fëmijë i janë drejtuar në 24 orët e fundit urgjencës pediatrike të QSUT-së për ndihmë mjekësore. Gastroenterite të shoqëruara me temperaturë dominuese në disa ditë por edhe infeksione respritore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes aspak të zakonshme për sezonin veror, kanë qenë shqetësimet  kryesore.

Përveç infeksioneve gastrointerstinale, ajo që kemi vënë re gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe një predominancë dhe infeksione repiratore që ndryshe nga herët e tjera ku piku i këtyre infeksioneve nuk është karakteristike e stinës”, u shpreh pediatria e urgjencës ne  QSUT, Erigena Neziri.

Mjekët e këtij shërbimi thonë se fëmijët gjatë muajit korrik u preken edhe nga COVID dhe për shkak të numrit në rritje të infektimeve , nëpër spitale do të rifuten sërish testet e COVID.

Reklamë
Reklamë

Paraditja shënon një fluks më të ulët se pasditja ku rëndesa vjen e shtohet gjatë natës. Mjekët e këtij shërbimi këshillojnë prindërit të mbajnë kontakte me mjekët e familjes dhe të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe kopshte pa u shëruar plotësisht.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.