Mostra hënore e sjellë nga “Chang’e-5” zbulon procesin e hershëm të formimit të kores së Hënës
Pas studimit të një mostre hënore të sjellë nga misioni “Chang’e-5”, një grup shkencëtarësh kinezë ka propozuar një proces të hershëm të vazhdueshëm të zhvillimit të kores së Hënës, në kundërshtim me modelin klasik të zhvillimit të kores hënore në dy faza. Sipas modelit klasik të oqeanit magmatik, faza e parë përfshin pluskimin dhe grumbullimin […]
Pas studimit të një mostre hënore të sjellë nga misioni “Chang’e-5”, një grup shkencëtarësh kinezë ka propozuar një proces të hershëm të vazhdueshëm të zhvillimit të kores së Hënës, në kundërshtim me modelin klasik të zhvillimit të kores hënore në dy faza.
Sipas modelit klasik të oqeanit magmatik, faza e parë përfshin pluskimin dhe grumbullimin e plagioklasës gjatë ftohjes së oqeanit magmatik dhe formimin e kores hënore primitive, ndërsa faza e dytë është kthimi dhe shkrirja e mantelit, formimi i gurëve të vargut të magnezit dhe riformimi i kores së Hënës.
Studimet e mëparshme për anortozitin hënor, një lloj shkëmbi i përbërë kryesisht nga plagioklasa, dhe gurët e vargut të magnezit, treguan se ata ishin formuar pothuajse në të njëjtën kohë, duke sugjeruar se të dy fazat – formimi dhe riformimi i kores hënore – mund të jenë një proces i vazhdueshëm. Megjithatë, mekanizmi specifik mbetet enigmatik.
Një grup shkencëtarësh, të drejtuar prej Wang Shuijiong-ut nga Universiteti i Gjeoshkencës i Kinës në Pekin, kryen një studim të përbashkët dhe zbuluan një trup të shkrirë që ngjan me gurët e vargut të magnezit në një fragment anortoziti nga regoliti hënor i “Chang’e-5”.
Studimi, i cili u botua kohët e fundit në revistën “Communications Earth & Environment”, ofron prova të drejtpërdrejta se anortoziti hënor dhe magma amë e gurëve të vargut të magnezit janë formuar njëkohësisht.
Përllogaritjet e simulimit gjeokimik dhe termodinamik për këtë trup të shkrirë tregojnë se magma amë e tij u nxor nga manteli i sipërm i Hënës, duke treguar se formimi i kores hënore është një proces i vazhdueshëm, sipas studimit.
What's Your Reaction?