Vangjel Tavo, greku ynë

Nga Dritan Hila Historia e shteteve moderne njeh jo pak raste kur të huaj kanë bërë për një vend shumë më tepër dhe besnikërisht sesa disa prej vendasve që e kanë tradhtuar. Sarkozy ishte me origjinë hungareze; Bernadot ishte marshall francez i Napoleonit për t’u bërë më pas mbret i Suedisë dhe Norvegjisë; Katerina e […]

Gusht 2, 2024 - 18:40
 0
Vangjel Tavo, greku ynë
Reklamë
Reklamë

Nga Dritan Hila

Historia e shteteve moderne njeh jo pak raste kur të huaj kanë bërë për një vend shumë më tepër dhe besnikërisht sesa disa prej vendasve që e kanë tradhtuar. Sarkozy ishte me origjinë hungareze; Bernadot ishte marshall francez i Napoleonit për t’u bërë më pas mbret i Suedisë dhe Norvegjisë; Katerina e Madhe, Aleksandri, ishin gjermanë por bënë Rusinë të madhe; vetë shtëpia mbretërore e Britanisë është gjermane, por askush nuk e vë në dyshim besnikërinë e saj ndaj kurorës, sikurse për t’u afruar këndej nga anët tona, Greqia u bë e madhe nga ca gjermanë.

Duke ardhur në Shqipëri, në 112 vitet e shtetit shqiptar nuk kanë qenë të pakët grekët, pjesë e minoritetit, që i kanë shërbyer me besnikëri dhe devocion atij. Nganjëherë në sferat drejtuese, por më shumë në administratë, ata shquheshin për korrektësi. Për të ardhur më vonë në vitet e postdiktaturës ku emra si të Leonard Solis apo Vangjel Tavos, pa përmendur edhe shumë të tjerë, kanë qenë emra të dashur për publikun shqiptar.

Reklamë
Reklamë

Caktimi i Vangjel Tavos si kandidat i socialistëve në Himarë, nuk ka asgjë për t’u trembur nga pikëpamja strategjike me arsyen se de fakto Himara i lëshohet Greqisë.

Vangjel Tavo historikisht ka qenë pjesë e të majtës shqiptare. Deputet i socialistëve, ai asnjëherë nuk rrëshqiti në pozitat e nacionalizmit të shëmtuar. Përkundrazi, ka qenë i hapur për të majtë e të djathtë, për socialistë, ballistë e demokrat; për lazaratas, dervicianas, lunxhiotë e gjirokastritë. Largimi i tij nga PS-ja më shumë erdhi për shkak të luftës së brendshme sesa për arsye parimore. Tavo tregoi që dinte të ishte faktor edhe pa tesera.

Vangjel Tavo është çuar në Himarë edhe si grek, por jo për interesat e Greqisë. Është çuar aty si politikan përbashkues dhe paqetues; është çuar si një njeri që të hap telefonin dhe të mbaron punë; është aty sepse e njohin labët, por do ta njohin dhe himarjotët.

Në ndryshim nga Gjikuria, Vangjel Tavo është politikan race; në ndryshim nga Vangjel Dule, Tavo i ka dalë gjithmonë ballas betejave dhe nuk është fshehur nën fustanellën e Athinës apo tirqet e Berishës. Është tipi që e njeh si rrallëkush gjuhën e elektoratit, humorin e votuesit dhe situatën e Tiranës. Pasi në vend se të binte në pozitat e nacionalistit provincial, diti të bëhej një politikan shqiptar dhe të fliste shqip njësoj e në mos më mirë si greqisht.

Ndaj më shumë sesa një fitore në 4 gusht, që duket një rezultat i mbyllur, Tavo do të jetë njeriu që do ju mbarojë punët e hapura e të pambyllura të Himarës, Dhërmiut, Qeparoit, Borshit, Kudhësit, Çorrajt, Tërbaçit e të gjithë atyre që fshatrave që presin që një ditë të bëhen zotër të tokave të tyre./dritare.net

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.