Reklamat me Inteligjencë Artificiale, një problem gjithnjë në rritje

Inteligjenca artificiale (IA) po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në jetën e përditshme. Disa kompani po e ekzagjerojnë përdorimin e IA duke

Gusht 5, 2024 - 16:00
 0
Reklamat me Inteligjencë Artificiale, një problem gjithnjë në rritje
Reklamë
Reklamë

Inteligjenca artificiale (IA) po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në jetën e përditshme. Disa kompani po e ekzagjerojnë përdorimin e IA duke i komercializuar produktet dhe shërbimet e tyre, gjë që mund të ndikojë në marrëdhënien tonë me teknologjinë IA.

Imagjinoni këtë: Ju dëshironi të blini fshesën me korrent më të fundit, shkoni në magazinën tuaj të preferuar në internet dhe filloni të shfletoni në celularin ose tabletin tuaj. Më pas, ju shihni një produkt për të cilin pretendohet se fuqizohet nga teknologjia e avancuar e inteligjencës artificiale (IA), që e bën atë të tingëllojë super teknologjik dhe të zgjuar.

Por në të vërtetë, ai ka vetëm një sensor të thjeshtë për të siguruar që të mos përplaset me mobilje. Asgjë e veçantë apo novatore. Ky fenomen quhet “larje me IA” (AI washing). Do të thotë t’i bësh produktet të tingëllojnë më interesante ose më të zgjuara duke pretenduar se kanë IA kur ato thjesht bëjnë gjëra të zakonshme.

Reklamë
Reklamë

Pse është problematik përdorimi inflacionare dhe i termit IA në mënyrë?

Së pari, inovacioni i vërtetë në fushën e inteligjencës artificiale mund të zhvleftësohet prej bujës që krijohet, duke e bërë të vështirë të dallohen arritjet e vërteta. Së dyti, kjo bën që njerëzit të jenë skeptikë ndaj pretendimeve për IA, kështu që ata nuk besojnë më teknologjinë.

Christoph Lütge, nga Instituti për Etikë në Inteligjencën Artificiale në Mynih, thotë se meqenëse termi IA përdoret në mënyra shumë të ndryshme, ka shumë koncepte që e bëjnë më të lehtë për kompanitë ta ekzagjerojnë atë.

“Problemi është se është e vështirë të trajtohet IA nga një perspektivë ligjore, sepse termi është shumë i paqartë. Nga një këndvështrim etik, mund të funksionojë. Është mirë të kesh një ekspert që të vijë dhe të udhëheqë organet rregullatore dhe shoqërinë civile nga një këndvështrim etik,” i tha ai DW.

Është gjithashtu një preokupim për investitorët. Ata mund të humbasin projekte të mirëfillta për shkak të gjithë zhurmës. Kompanitë gjithashtu mund të fillojnë të synojnë qëllime të pamundura, duke besuar se IA mund të bëjë më shumë se sa në të vërtetë mundet.

Më herët këtë vit, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të Shteteve të Bashkuara (SEC) njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me dy firma investimesh, Delphia dhe Global Predictions, për deklarata të rreme dhe mashtruese në lidhje me përdorimin e tyre të pretenduartë inteligjencës artificiale. Firmat ranë dakord t’i zgjidhnin akuzat e SEC-së dhe të paguanin një total prej $400,000 (€368,000) në gjoba.

Sipas SEC, Delphia me bazë në Toronto bënte pretendime të rreme se “vë të dhënat kolektive në punë për të bërë inteligjencën tonë artificiale më të zgjuar në mënyrë që të parashikojë cilat kompani dhe trende janë gati për t’u bërë të mëdha dhe të investojë në to përpara se të tjerët,” kur në fakt nuk kishte aftësitë e inteligjencës artificiale dhe të mësimit të makinerive që pretendonte.

Ndërkohë, Global Predictions me seli në San Francisko kishte pretenduar gabimisht në faqen e saj të internetit dhe në rrjetet sociale, se ishte “këshilltari i parë financiar i kontrolluar nga IA” dhe e përshkruante gabimisht platformën e saj që ofronte “parashikime të udhëhequra nga ekspertët.”

“Ne kemi parë herë pas here se kur vijnë teknologji të reja, ato mund të krijojnë bujë nga investitorët si dhe pretendime të rreme nga ata që pretendojnë se përdorin ato teknologji të reja,” tha kryetari i SEC, Gary Gensler, në një deklaratë për shtyp. “Këshilltarët e investimeve nuk duhet të mashtrojnë publikun duke thënë se po përdorin një model IA kur nuk e bëjnë. Një “larje me IA” e tillë dëmton investitorët.”

Kompanitë e mëdha si Coca-Cola dhe Amazon gjithashtu janë përballur me reagime të ashpra për gjoja angazhim në atë që quhet “larje me IA”. Në shtator, Coca-Cola lançoi pijen Y3000, një shije futuristike e re e kolës që pretendon se është “bashkëkrijuar” nga IA.

A ndodh ky fenomen në Gjermani?

Disa kompani mund të reklamojnë IA në produktet e tyre para se t’i publikojnë ato. Edhe pse ato kanë për qëllim të përfshijnë IA në produkt në një moment të caktuar, mund të reklamojnë sikur produkti tashmë përmban IA, gjë që mund të mos jetë e vërtetë.

Sipas Joerg Heidrich, avokat i specializuar në IA dhe specialist i certifikuar i IA nuk është se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për “larjen me IA” në Gjermani, por më tepër rreth konceptit se si aplikohet kjo në produkte dhe shërbime.

“Ne jemi në një epokë të reklamave të rreme, ku kompanitë pretendojnë se kanë diçka që në fakt nuk ekziston. E shoh këtë vërtet shumë në dy fusha ku punoj. E para është në fushën e teknologjisë ligjore, ku çdo kompani ligjore-teknologjike reklamon se përdor IA, gjë që është kryesisht e rreme, dhe një fushë tjetër ku e shoh këtë, është në sigurinë kibernetike, ku punoj shumë,” tha Heidrich për DW.

Një raport i vitit 2019 nga firma e kapitalit të sipërmarrjes me bazë në Londër, MMC Ventures, zbuloi se nga më shumë se 2,830 startup-e në Evropë që klasifikohen si kompani IA, 40% nuk kishin të bënin aspak me IA.

Ligji i BE-së për IA

Akti i BE-së për IA hyri në fuqi më 1 gusht 2024, me dispozitat që hyjnë në fuqi gradualisht gjatë gjashtë deri në 36 muajve të ardhshëm. Akti ka një kategori me rrezik të kufizuar, e cila siguron që përdoruesit të informohen se po ndërveprojnë me sisteme të IA, duke u lejuar atyre të marrin vendime duke qenë të informuar.

Megjithatë, Heidrich thotë: “Edhe pse Ligji për IA nuk është përgjegjës për rregullimin e fushës së “larjes me IA”, mund të jetë i dobishëm sepse akti siguron që organizatat të jenë shumë transparente për IA, kështu që kjo mund të ndihmojë indirekt në kufizimin e reklamave të rreme nga kompanitë për shkak të kërkesave të transparencës.”

Qendra Evropiane e Konsumatorit (ECC) në Gjermani është pika e parë e kontaktit për të gjithë konsumatorët gjermanë me çështje ndërkufitare dhe për konsumatorët e huaj që jetojnë në Gjermani. Duke pasur parasysh që ata janë marrë me mosmarrëveshje lidhur me “larjen ekologjike” dhe “larjen sociale”, janë të sigurt se tema e “larjes me IA” do të dalë në pah.

“[Por] konsumatorët duhet të jenë në gjendje të vërtetojnë këtë pretendim dhe që ka prova të besueshme për këtë, sepse tani të gjithë përpiqen të përdorin IA si një fjalë të bujshme,” tha zëdhënësja e ECC, Karolina Wojtal, për DW.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.