9 të shtruar në spital nga Ethet e Nilit, Alimehmeti: Mbani sa më larg mushkonjat!

Virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” ka mbërritur në Shqipëri, por mjeku Ilir Alimehmeti shprehet se nuk ka vend për panik. Në një lidhje të drejtpërdrejt me RTSH24, mjeku tha se është një virus që prek më shumë moshën e tretë dhe të sëmurët, por që ka një rrezikshmëri shumë të ulët për jetën. Mjeku tha […]

Gusht 5, 2024 - 21:05
 0
9 të shtruar në spital nga Ethet e Nilit, Alimehmeti: Mbani sa më larg mushkonjat!
Reklamë
Reklamë

Virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” ka mbërritur në Shqipëri, por mjeku Ilir Alimehmeti shprehet se nuk ka vend për panik. Në një lidhje të drejtpërdrejt me RTSH24, mjeku tha se është një virus që prek më shumë moshën e tretë dhe të sëmurët, por që ka një rrezikshmëri shumë të ulët për jetën.

Mjeku tha se virusi është jo i transmetueshëm ndërsa bëri thirrje për shmagien nga ambiente ku ka mushkonja.

“Është një sëmundje që prek numra të vegjël njerëzish dhe një pjesë e mirë e tyre nuk shfaqin asnjë simptomë, duke mos e kuptuar që janë prekur. Një numër i vogël që shfaqin simptoma do të kenë kryesisht dhimbje trupi, koke, temperaturë. Dhe një përqindje shumë e vogël do të kenë situate si menengit dhe encenfalit dhe nga këta të fundit nga 10 persona të prekur, 9 prej tyre shpëtojnë. Pra ka një shkallë shumë të ulët rrezikshmërie për jetën.

Reklamë
Reklamë

Edhe ky 0.1 përqindësh që rrezikon prek më shumë moshën e tretë, për njerëz të sëmurë e të tjerë.

Pra është një virus që e njohim, një virus me simptoma që i njohim dhe me vdekshmëri 0.1 përqind dhe një mundësi për të kaluar në forma të rënda, kryesisht tek moshat e mëdha.

Është e vështirë identifikimi pasi ka simptoma të njejta me ato që qarkullojnë gjatë stinës së verës. Vetëm nëse të shfaqen shenja si nervozizëm, humbje të vetëdijes këto janë shenja të sistemin qendror nervor. Nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga infektimi nga mushkonjat. Ruhuni nga mushkonjat pasi mund të transmetojnë shumë sëmundje”, tha mjeku.

Në spitalin infektiv në QSUT ndodhen të shtruar 9 persona të prekur nga disa forma të rëndë si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.