“Dua intervistë kokë më kokë me Putinin”/ 24 orë pas lirimit nga burgu rus, dalin pamjet e arrestimit të dhunshëm të gazetarit të Wall Street Journal

24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes historike të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi, kanë dalë pamjet e arrestimit të tij. Evan Gershkovich u arrestua në mars të vitit të kaluar. Pamjet tregojnë agjentë të inteligjencës ruse, të veshur me rroba civile, duke sulmuar […]

Gusht 6, 2024 - 08:15
 0
“Dua intervistë kokë më kokë me Putinin”/ 24 orë pas lirimit nga burgu rus, dalin pamjet e arrestimit të dhunshëm të gazetarit të Wall Street Journal
Reklamë
Reklamë

24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes historike të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi, kanë dalë pamjet e arrestimit të tij. Evan Gershkovich u arrestua në mars të vitit të kaluar. Pamjet tregojnë agjentë të inteligjencës ruse, të veshur me rroba civile, duke sulmuar restorantin në Yekaterinburg ku gazetari po fliste me një burim, në një takim të vëzhguar fshehurazi nga autoritetet ruse. Agjentët e FSB-së shihen duke i vënë Gershkovich prangat, përpara se ta hedhin me fytyrë poshtë në tokë dhe njëri prej tyre e ndalon duke i shtypur gjurin në shpinë. Më pas ai nxirret nga restoranti, dhe dërgohet në automjetin e FSB-së.

Po ashtu u publikua një regjistrim audio që supozohet të jetë një bisedë mes Gershkovich dhe burimit të tij pak para ndërhyrjes së agjentëve. Kujtojmë se gazetari amerikan u arrestua nga autoritetet ruse për “spiunazh”, akuzë që nuk e pranoi kurrë. Ai u akuzua për mbledhjen e informacionit të klasifikuar për një kompani që prodhon tanke për luftën e Rusisë në Ukrainë. Pak javë më parë u zhvillua gjyqi i tij në një gjykatë ruse dhe gazetari u dënua me 16 vite burg, por më në fund u lirua pas 16 muajsh burg në fillim të këtij muaji. Përpara se të lirohej në shkëmbimin më të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë, Evan Gershkovich iu kërkua, së bashku me të burgosurit e tjerë që të liroheshin me të, të plotësonin një formular për Vladimir Putin duke i kërkuar me shkrim falje në mënyrë që Presidenti rus të nënshkruante dekretet për faljen e 13 të burgosurve të liruar.

Në këtë formalitet, që gjithsesi ishte kusht i marrëveshjes së shkëmbimit, gazetari amerikan shtoi në formular një kërkesë të tijën: Një intervistë kokë më kokë me Putinin pas lirimit.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.