Tre të vdekur nga “Ethet e Nilit”, Ministria: Nuk ka vend për panik, por qëndroni vigjilentë
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për situatën e krijuar në vend prej përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”. Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë. “Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. […]
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për situatën e krijuar në vend prej përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”.
Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.
“Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu.
What's Your Reaction?