Sa të rrezikuar jemi nga “Ethet e Nilit”, ISHP: Më pak se 1% e të prekurve sëmuret rëndë
Pas rikthimit të Etheve të Nilit Perëndimor në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar popullatën duke publikuar disa të dhëna shkencore në lidhje me shkallën e rrezikut që mund të kenë personat që mund të pickohen nga një mushkonjë e infektuar me virusin e Nilit perëndimor. Sipas ISHP 80 përqind e njerëzve të infektuar […]
Pas rikthimit të Etheve të Nilit Perëndimor në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar popullatën duke publikuar disa të dhëna shkencore në lidhje me shkallën e rrezikut që mund të kenë personat që mund të pickohen nga një mushkonjë e infektuar me virusin e Nilit perëndimor.
Sipas ISHP 80 përqind e njerëzve të infektuar me këtë virus nuk kanë simptoma, rreth 20 përqind kanë simptoma të lehta ndërsa vetëm më pak se 1 përqind e të infektuarve mund të sëmuren rëndë me prek të sistemit neurologjik.
“ Pas moshës 60 vjeç apo persona që kanë dëmtime të imunitet si diabet, alkoolist apo persona me kancer tek këta mund të shfaqen format të prekjes së sistemit nervor qendror sikur encefalite apo meningite” u shpreh Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.
Në kuadër të kësaj fushate informimi ISHP udhëzon qytetarët të bëjnë kujdes me mushkonjat duke i mbajtur sa më larg pasi ato janë transmetuese të shumë sëmundjeve.
Rekomandohet boshatisja e pjatave të vazove të luleve sa më shpesh, enët me ujë të ndenjur, veshja e rrobave të gjata e me ngjyrë të çelur në mjedise të hapura, përdorimi i rrjetave në dritare si dhe mbajtja pastër e ambienteve të banimit.
/a.r
What's Your Reaction?