Përfundon “epoka Gjici”, klubi i Kukësit me pronarë të rinj
Kukësi ndërron pronësi. Familja Gjici ka vendosur të heqë dorë njëherë e mirë nga pronësia mbi klubin e futbollit, duke shituar të gjitha aksionet që dispononte. Gazetari i SuperSport, Jurgen Zela zbulon se blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet […]
Kukësi ndërron pronësi. Familja Gjici ka vendosur të heqë dorë njëherë e mirë nga pronësia mbi klubin e futbollit, duke shituar të gjitha aksionet që dispononte.
Gazetari i SuperSport, Jurgen Zela zbulon se blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije.
Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor është gati të nisë një epokë të re, këtë herë pa familjen Gjici.
Pikërisht nën drejtimin e Safet Gjicit, Kukësi përjetoi një periudhë të artë në futbollin shqiptar, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe garuar disa herë në turet eliminatore të kompeticioneve europiane.
Pronarët e rinj kanë tashmë 100% të aksioneve, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.
Gjithashtu mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi, ndërsa drejtori sportiv do të vijë nga Letonia, me identitetin që mbetet ende për t’u zbuluar.
Këtë sezon Kukësi do të garojë në Kategorinë e Parë, aty ku u kthye pas më shumë se një dekade të ndritur nën drejtimin e Safet Gjicit, teksa ambicia e pronarëve të rinj është që ta rikthejnë sërish në elitën e futbollit shqiptar.
/a.r
What's Your Reaction?