Po qarkullon në Shqipëri, çfarë duhet të dimë për virusin e Etheve të Nilit Perëndimor
Ne Shqiperi dhe vendet e Ballkanit qarkullon muajin e fundit virusi i Etheve te Nilit Perendimor. (WEST NILE VIRUS), Transmetohet nga pickimi mushkonjave te zakonshme te “ infektuara”. I takon familjes se Arbovirus-eve me genome monoklonale te ARN-se. U izolua per here te pare ne zonen e Nilit perendimor ne Uganda me 1937, nga ku […]
Ne Shqiperi dhe vendet e Ballkanit qarkullon muajin e fundit virusi i Etheve te Nilit Perendimor.
(WEST NILE VIRUS),
Transmetohet nga pickimi mushkonjave te zakonshme te “ infektuara”.
I takon familjes se Arbovirus-eve me genome monoklonale te ARN-se.
U izolua per here te pare ne zonen e Nilit perendimor ne Uganda me 1937, nga ku morri dhe emrin.
Ne 80% te rasteve prekja eshte pa simptoma, ne 20% shkakton temperature, dhimbje koke, te vjella, dobesi muskulare,ekzanteme ne lekure ( kryesisht shpatull dhe gjoks)
Ne1% te rasteve mundet te manifestohet me prekje te sistemit nervor qendror si encefalitis , meningitis , shume rralle dhe vdekje ( me pak se 1/1000 raste).
Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku I zogjeve te infektuar me kete virus.Zogjte jane dhe mbartes te virusit.
Nuk ka vaksine per njerezit. Nuk ka as terapi specifike.
Mjekimi eshte simptomatik dhe percaktohet nga klinika dhe graviteti i saj.
Testet Laboratorike qe kryhen ne kete rast jane antikorpet IgM dhe IgG.
Antikorpet IgM cfaqen 8 ditet e para pas prekjes nga virusi .Behen ne gjak dhe ne likidin cerebrospinal ( per te semuret qe kane prekje te sistemit nervor qendror).
Analiza e antikorpeve IgM eshte analiza e pare e cila kryhet te pacientet qe kane shfaqur simptoma. Vlen te theksohet se nqs pacienti nuk ka simptoma , nuk rekomandohet kryerja e ketyre testeve.
Prezenca pozitive e IgM ( IgM pozitiv) tregon se pacienti eshte i prekur nga virusi.Nqs prezenca e antikorpeve
IgM del negative, kjo analize perseritet pas disa diteve.
Gjithashtu behet dhe IgG , njekohesisht me IgM . Kur te dya jane pozitive tregon prekje te tanishme te organizmit nga ky virus.
Prezenca vetem e IgG ( IgG pozitiv) tregon nje prekje me te hershme nga virusi , muaj ose vite me pare.
Megjithate , mundet qe pas javes se trete nga cfaqja e sipmtomave , IgG te jete pozitive dhe IgM te jete negative.
Ketu e merr fjalen interpretimi laboratorik , sipas kritereve shkencore .
Per te vleresuar ecurine klinike te semundjes , perseritet testi i IgM dhe IgG pas 3-4 javeve , per te pare nqs niveli I titrit te antikorpeve eshte rritur ose pakesuar.
Nje rruge tjeter transmetimi i virusit eshte dhe me gjak, pra nqs transfuzohet gjak nga nje pacient i prekur me virusin e Nilit te nje pacient tjeter.
Nqs semundja cfaqet te nje femij bebe, qe ushqehet vetem me qumeshtin e nenes, athere duhet ekzaminuar nena per te saktesuar rrugen e transmetimit nepermjet qumeshtit te nenes.
Kjo ndodh rralle . Megjithate kjo rruge transmetimi eshte e konfirmuar shkencerisht.
Per percaktimin e prekjes se organizmit nga virusi ekziston dhe metoda e PCR-se, percaktimi me biologji molekulare i acidit nukleik te virusit .Me kete metode detektohet virusi qe perpara cfaqjes se antikorpeve.
Meqense periudha me e zakonshme e cfaqjes se kesaj pathologjie lidhet me periudhen e shumezimit dhe cfaqjes se mushkonjave , rekomandohet marrja e masave per luften kunder tyre.
Vlen te theksohet se kjo semundje transmetohet nga mushkonjat e zakonshme , dhe jo nga ndonje mushkonje “speciale”.
Pregatitur:
Dr. VASIL LLAJO
What's Your Reaction?