A do të hyjë ushtria serbe në Kosovë pas hapjes së urës së Ibrit? Spahiu: Protesta e djeshme, dështim teatral i Vuçiçit

“I vetmi rrezik që i kanoset Kosovës është nëse ushtria serbe hyn në Kosovë”. Kështu u shpreh politologu Nexhbedin Spahiu, në studion e A2 CNN. Por Spahiu thekson se hapja e urës së Ibrit nuk është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë “Nuk besoj që hapja e urës së Ibrit […]

Gusht 8, 2024 - 21:00
 0
A do të hyjë ushtria serbe në Kosovë pas hapjes së urës së Ibrit? Spahiu: Protesta e djeshme, dështim teatral i Vuçiçit
Reklamë
Reklamë

“I vetmi rrezik që i kanoset Kosovës është nëse ushtria serbe hyn në Kosovë”. Kështu u shpreh politologu Nexhbedin Spahiu, në studion e A2 CNN. Por Spahiu thekson se hapja e urës së Ibrit nuk është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë

“Nuk besoj që hapja e urës së Ibrit është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. Duhet të ketë ndonjë “casus beili” më të rëndësishëm, ndonjë masakër që ushtria serbe të sulmojë në Kosovë. Për urën nuk besoj se kjo do të ndodhë”.

Sipas Spahiut, protesta e djeshme ishte një dështim teatral i Vuçiç. Këtë opinion ai e bazon te pjesëmarrja e ulët e komunitetit serb dhe thekson se ura e Ibrit duhet të ishte hapur më parë për qarkullim dhe sipas tij i shërben më shumë këtij komuniteti.

Reklamë
Reklamë

“Protesta e thirrur nga Vuçiç dështoi në tërësi së aty nuk ishin më shumë se 600 veta. Është një dështim teatral i Vuçiç dhe kjo tregon se shumica e komunitetit serb në veri të Kosovës është por hapjes së urës për qarkullim, se më shumë u duhet atyre. Është në interes të komunitetit serb që ura të hapet, por këtë shteti serb nuk e do, se do të krijojë mur ndarës. Shteti serb nuk i ka më strukturat paralele të dhunshme si në rastin e Banjskës që mund të agravonin situatën në veri”.

Spahiu hedh dyshime se shqiptarë të paguar nga inteligjenca serbe parakalonin me makina duke u rënë borive, me flamujt e Kosovës e Shqipërisë duke prishur rendin publik.

“Dje kishte përpjekje nga ana e disa shqiptarëve të cilët që ose janë të paguar ose nga budallallëku, ose janë paguar nga shërbimet inteligjente serbe, që bënin kinse një dasmë, ku vetura parakalonin në qendër duke u rënë borive dhe duke ngritur flamujt e Kosovës e Shqipërisë duke prishur rendin publik dhe forcat ndërkombëtare e filmonin. Kjo nuk u bën nder shoqërisë kosovare dhe institucioneve që lejuan një gjë të tillë. Kjo tërheq vëmendjen e Vuçiç dhe diplomacia e tij se në rast që hapet ura e Ibrit, shqiptarët do të defilojnë dhe do t’u bëjnë presion serbëve. Institucionet e Kosovës do të duhej të ishin më të kujdesshme”.

Ai thotë se qeveria e Kosovës mori vendimin e duhur për mbylljen e postave serbe në veri.

“Kanë qenë të jashtëligjshme në Kosovë. Qytetarët serbë mund t’i kryejnë shërbimet përmes postës së Kosovës. E natyrshme që shteti i Kosovës ka reaguar”.

Sa i takon paralajmërimeve nga BE, Spahiu thekson që Kosova duhet ta çojë deri në fund marrjen nën kontroll nga institucionet çështjen e veriut, për ta bërë pjesë normale.

“Masat janë marrë mund të merren dhe masa të tjera dhe Kosova e qeveria do të duan që çështjen e veriut dhe marrjen e kontrollit nga institucionet ta çojë deri në fund kanë mbetur edhe pak gjëra që mund ta bënin veriun e Kosovës një pjesë normale. Ka struktura paralele në veri të Mitrovicës, ura që nuk është e hapur për qarkullim dhe nja dy tre objekte publike që mbahen nga strukturat paralele në Serbi”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.