Ndërtimi i bajpasit Vlorë–Orikum, lidhet kontrata për punimet që zgjatin 2 vjet

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e bypass-it nr. 1 nga Vlora në Orikum. Kontrata me kompaninë FUSHA ka një vlerë prej rreth 3.5 mln USD dhe është firmosur në datën 31 korrik 2024. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 2 vitesh. Aksi […]

Gusht 9, 2024 - 14:00
 0
Ndërtimi i bajpasit Vlorë–Orikum, lidhet kontrata për punimet që zgjatin 2 vjet
Reklamë
Reklamë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e bypass-it nr. 1 nga Vlora në Orikum. Kontrata me kompaninë FUSHA ka një vlerë prej rreth 3.5 mln USD dhe është firmosur në datën 31 korrik 2024. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 2 vitesh.

Aksi Vlorë–Orikum është një nga segmentet rrugorë me trafik të ngarkuar gjatë muajve të verës.

Gjatësia e këtij aksi është 10.6 km. Ai nis nga tuneli në Ujin e Ftohtë, deri në portin e Jahteve, që ndodhet në Orikum.

Reklamë
Reklamë

Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë kalimin e automjeteve, drejt jugut të vendit gjatë sezonit turistik.

Bypass-it Vlorë-Orikum, do të bashkohet me aksin e rri rrugor Orikum–Dukat.

Nga ana e tij Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton punimet për projektin e quajtur Lungomare 3, që është një vazhdimësi e Lungomares së Vlorës. Për këtë projekt që synon riformësimin e vijës bregdetare është marrë edhe një kredi prej 30 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.