“Frikë” nga azili, të moshuarit në Shqipëri duan të jetojnë me fëmijët

Çdo vit në shtëpitë e të moshuarve numri i përfituesve vjen shtohet. 326 persona janë strehuar ne 6 institucionet rezidenciale shtetërore për të moshuar, për vitin 2023. Kjo shifër ka ardhur duke u rritur krahasuar me viti 2021, kur ishin 286 përfitues. Pavarësisht shtimit të numrit, vetë të moshuarit  thonë se nuk do të pranonin […]

Gusht 9, 2024 - 15:00
 0
“Frikë” nga azili, të moshuarit në Shqipëri duan të jetojnë me fëmijët
Reklamë
Reklamë

Çdo vit në shtëpitë e të moshuarve numri i përfituesve vjen shtohet. 326 persona janë strehuar ne 6 institucionet rezidenciale shtetërore për të moshuar, për vitin 2023.

Kjo shifër ka ardhur duke u rritur krahasuar me viti 2021, kur ishin 286 përfitues. Pavarësisht shtimit të numrit, vetë të moshuarit  thonë se nuk do të pranonin të jetonin në këto institucione, duke i mbajtur shpresat te fëmijët dhe të  jetuarit së bashku me ta.

Zgjidhje më të mirë se azili, shumë të moshuar shohin shërbimin e marrë në shtëpi nga një person me pagesë.

Reklamë
Reklamë

Sociologu Gëzim Tushi thotë se ky ndryshim ndikon në gjendjen emocionale të të moshuarve. Familja moderne, thotë ai,  po nxit braktisjen e të moshuarve.

Ne vendin tonë janë 6 shtëpi të moshuarish të cilat kanë në total 325 shtretër. Interes nga të moshuarit ka edhe për  institucionet ditore, ku marrin shërbimet më të domosdoshme.

Sipas të dhënave të Censit, 1 në 5 individë në vendin tonë janë të moshuar, ndërsa 61 mijë rezulton se jetojnë vetëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.