“Rrezikojnë marrëdhëniet me Serbinë”, Franca ‘dënon’ veprimet e njëanshme të Kosovës
“Franca dënon ashpër shtimin e veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb”. Kështu fakt është bërë publik nga Ministrisë së Jashtme të Francës, të publikuar në faqen e saj zyrtare. “Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit […]
“Franca dënon ashpër shtimin e veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb”.
Kështu fakt është bërë publik nga Ministrisë së Jashtme të Francës, të publikuar në faqen e saj zyrtare.
“Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve”, shkruan ministria e Jashtme e Francës.
Franca u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që “të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve”.
Franca “inkurajon të dyja palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën mbështetjen e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bruksel-Ohër”.
Ky reagim i Francës vjen në vazhdën e reagimeve nga partnerët ndërkombëtarë të vendit që kanë kundërshtuar veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
/a.r
What's Your Reaction?