Tragjedia ajrore me 61 të vdekur në Brazil, pasagjeri që humbi fluturimin: Është një mrekulli që jam gjallë
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku një avion me 61 persona në bord është rrëzuar në shtetin brazilian të Sao
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku një avion me 61 persona në bord është rrëzuar në shtetin brazilian të Sao Paulo.
57 prej viktimave ishin pasagjerë ndërsa 4 anëtarë të ekuipazhit. Ndërkohë një grup pasagjerësh mbërritën me vonesë dhe nuk arritën të hipnin në fluturim në minutën e fundit. “Është një mrekulli që jam gjallë dhe falënderoj zyrtarin që nuk më lejoi të hipja në bord”, tha njëri prej tyre për shtypin vendas.
Autoritet kanë nisur punën për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale avioni shfaqet duke bërë rrotullime të çuditshme dhe më pas bie në tokë duke krijuar një zjarr të madh, pasi ra pranë disa banesave.
What's Your Reaction?