Nobelisti Maskin flet për përparimin ekonomik: Mbështes fuqimisht tregtinë ndërkufitar edhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Fituesi i Çmimit Nobel për Ekonominë, Kryetari i Shoqatës Botërore të ekonomisë dhe Profesor nderi në Universitetin Tsinghua, Eric Maskin, në një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG ),theksoi se hapja e Kinës dhe integrimi i saj në ekonominë globale dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar, ka ndikuar fuqishëm në transformimin e vendit, nga një shtet […]

Gusht 10, 2024 - 18:25
 0
Nobelisti Maskin flet për përparimin ekonomik: Mbështes fuqimisht tregtinë ndërkufitar edhe bashkëpunimin ndërkombëtar
Reklamë
Reklamë

Fituesi i Çmimit Nobel për Ekonominë, Kryetari i Shoqatës Botërore të ekonomisë dhe Profesor nderi në Universitetin Tsinghua, Eric Maskin, në një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG ),theksoi se hapja e Kinës dhe integrimi i saj në ekonominë globale dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar, ka ndikuar fuqishëm në transformimin e vendit, nga një shtet i varfër katër dekada më parë në një ekonomi me zhvillim të shpejt dhe prosperitet.

Në këto 40 vite, Kina ka bërë përparime t ëmahnitshme. Suksesi i Kinës ka disa faktorë kryesorë. Së pari, Kina zbaton ekonominë e tregut, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Përveç kësaj, hapja e Kinës dhe shfrytëzimi i tregjeve ndërkombëtare ka qenë një hap i rëndësishëm.

Duke folur mbi hetimet që po zhvillohen nga. SHBA -ja dhe disa vende të BE-së ndaj automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë, Maskin u shpreh: “Unë gjithmonë mbështes fuqimisht tregtinë ndërkufitar edhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Nga këndvështrimi i tregtisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, mendoj se vendosja e barrierave tregtare do të kishte pasoja të kundërta. Prandaj, nuk jam dakord me përdorimin e këtyre masave ndërhyrëse.Shpresoj që këto tarifa do të anulohen në fund, në mënyrë që të rikthehemi në tregtinë e lirë.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.