Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe nevoja për një nivel tatimi përfundimtar
Tregu i pasurive të paluajtshme po bëhet gati për një proces të ri rivlerësimi. Drafti i depozituar në muajin maj mori aprovimin e Komisionit të Ekonomisë, ndërkohë norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe jo 3% siç u diskutua më parë. “E kemi provuar tashmë që në momentin kur do të fillojë fushata e […]
Tregu i pasurive të paluajtshme po bëhet gati për një proces të ri rivlerësimi.
Drafti i depozituar në muajin maj mori aprovimin e Komisionit të Ekonomisë, ndërkohë norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe jo 3% siç u diskutua më parë.
“E kemi provuar tashmë që në momentin kur do të fillojë fushata e rivlerësimit, diku në shtator, do të ketë zhbllokim të tregut, transaksione, më pak informalitet në treg dhe më shumë taksa të mbledhura në arkën e shtetit.”
“Ka një efekt pozitiv në treg. Efekti primar është fakti që mundohet të ulë edhe informalitetin me transaksionet për pasuritë e patundshme.”
Më skeptik është eksperti Zef Preçi, i cili kërkon një analizë më të thelluar për nivelin e normës së rivlerësimit.
“Masa 3–4 për qind kanë nevojë për analiza, studime të mëtejshme, për modelime. Vetëm tregu e tregon çmimin e vërtetë. Vetëm mekanizmi i kërkesë-ofertës dhe jo vendimmarrjet demokratike.”
Preçi sheh edhe një anë tjetër problematike në procesin e rivlerësimit.
“Rivlerësimi ka efekt të dyfishtë. Në thelb është një legjitimim i fshehjes së taksave nga kompanitë e ndërtimit dhe nga ana tjetër është një e ardhur suplementare,”
Drejtori ekzekutiv i shoqatës së pronat e paluajtshme vlerëson përfshirjen e pronave në legalizim në procesin e rivlerësimit.
“Patjetër janë pronat e shqiptarëve, që në njëfarë mënyre gabimisht kanë ndërtuar. Shteti i ka në proces legalizimi. Është shumë mirë që prona të shkojë në vlerën reale, pavarësisht statusit të tyre të certifikimit apo vërtetimit të pronësisë,”
Për ekspertët e ekonomisë është i nevojshëm të bëhet një diferencim mes personave që rivlerësojnë shtëpinë e tyre të vetme dhe atyre që posedojnë më shumë se një të tillë.
Për ekspertët ka ardhur koha e zbatimit të një niveli tatimi përfundimtar.
Rivlerësimi pritet të votohet nga deputetët në fillim të sesionit të ri parlamentar në muajin shtator dhe parashikohet të zgjasë për një vit.
What's Your Reaction?