Shkuan të merrnin 148 kg kokainë, si ranë në kurth tre korrierët shqiptarë në Itali
Mision kriminal i dështuar për 3 korrierë shqiptarë të drogës të cilët tentuan të merrnin në portin e Livornos 148 kilogramë kokainë, por nuk e dinin se ishin pikasur. Kështu ata ranë në pranga. Mediat italiane bëjnë me dije se droga ishte fshehur në një kontejner me banane që kishte ardhur nga porti i Guajakilit […]
Mision kriminal i dështuar për 3 korrierë shqiptarë të drogës të cilët tentuan të merrnin në portin e Livornos 148 kilogramë kokainë, por nuk e dinin se ishin pikasur. Kështu ata ranë në pranga.
Mediat italiane bëjnë me dije se droga ishte fshehur në një kontejner me banane që kishte ardhur nga porti i Guajakilit dhe kishte si destinacion Zvicrën. Skaneri kishte zbuluar 139 pako me drogë në kontejnerin në fjalë, por agjentët e policisë nuk i kanë prekur.
Ata pritën për disa orë për të zbuluar se kush do ta tërhiqte ngarkesën. Dhe pritja u shpërblye. Korrierët shqiptarë mbërritën atje, por menjëherë u vunë në pranga.
Shqiptarët nuk kishin dokumente me vete dhe siç shkruan Ansa ishte e vështirë t’i identifikoje. Mirëpo pas verifikimeve u zbulua se dy prej tyre ishin vëllezër.
Sipas mediave ata do të paguheshin me dhjetëra mijëra Euro nëse do ta kishin marrë lëndën narkotike. Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në portin e Livornos vitet e fundit. Droga, sipas mediave, nuk ka për destinacion kryesor qytetin toskan, por nga këtu shpërndahet nga trafikantët në Itali dhe jashtë vendit.
Zakonisht këto sasi të mëdha droge përfundojnë në aksin Milano-Brescia dhe kryeqytetin Romë. Sa i përket operacionit në fjalë, mediat shkruajnë se ka ndodhur disa javë më parë.
/a.r
What's Your Reaction?