Del raporti, ura mbi Ibër është stabël për qarkullimin e automjeteve! Hapja kundërshtohet nga ndërkombëtarët

Në raportin e kompanisë së kontraktuar për testim, pjesë të cilit ka publikuar Ministria e Infrastrukturës thuhet se Ura mbi lumin Ibër është stabël. “Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë […]

Gusht 13, 2024 - 19:25
 0
Del raporti, ura mbi Ibër është stabël për qarkullimin e automjeteve! Hapja kundërshtohet nga ndërkombëtarët
Reklamë
Reklamë

Në raportin e kompanisë së kontraktuar për testim, pjesë të cilit ka publikuar Ministria e Infrastrukturës thuhet se Ura mbi lumin Ibër është stabël.

“Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka shkruar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Reklamë
Reklamë

Testimet janë kryer për një javë mbi urë. Ndërkombëtarët e kundërshtojnë një gjë të tillë, derisa Bashkimi Evropian gjatë ditës ka njoftuar se hapja e urës do të bëhet temë diskutimi në takimin e ardhshëm në Bruksel.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.