Si kanë ndikuar produktet hidrokarbure në uljen e çmimit të naftës?

Kanë shënuar rënie të gjitha produktet hidrokarbure. Nafta po shitet këtë javë me deri 5 lekë për litër më pak. Ulja është jo shumë e ndjeshme, por të bën përshtypje fakti se kjo ulje realizohet pothuajse nga të gjithë operatorët dhe në të njëjtën kohë! Një element që duhet të verifikohet nga Autoriteti i Konkurrencës […]

Gusht 15, 2024 - 09:15
 0
Si kanë ndikuar produktet hidrokarbure në uljen e çmimit të naftës?
Reklamë
Reklamë

Kanë shënuar rënie të gjitha produktet hidrokarbure. Nafta po shitet këtë javë me deri 5 lekë për litër më pak. Ulja është jo shumë e ndjeshme, por të bën përshtypje fakti se kjo ulje realizohet pothuajse nga të gjithë operatorët dhe në të njëjtën kohë! Një element që duhet të verifikohet nga Autoriteti i Konkurrencës për shkelje të ligjit respektiv, kur çmimet ngrihen ose ulen në të njëjtën kohë dhe nga të gjithë operatorët e tregut.

Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar?

RTSH iu referua së pari Bursës BREND të Londrës për të parë ecurinë e kontratave paraprake për naftën e përpunuar. Sikundër vihet re, nafta e papërpunuar ka shënuar rënie që nga shtatori i 2023, por rënia e korrik-gusht 2024 është ajo që ka sjellë edhe lëvizjet e fundit në tregun e karburanteve me pakicë.

Reklamë
Reklamë

Shqipëria ndjek trendin e Bursës Platz të Mesdheut. RTSH ka siguruar të gjitha të dhënat e zhdoganimit të naftës nga kjo bursë, përfshirë edhe deklaratat doganore të subjekteve importuese.

Sipas këtyre të dhënave, nafta në Shqipëri është zhdoganuar nga 830 USD për ton në 1 korrik 2024, në 783 USD për tonë në 31 Korrik. Trendi rënës ka vijuar edhe në Gusht.  Në 2 Gusht nafta është zhdoganuar me 779 USD/Ton, për të arritur në dy ditët e fundit në vlerën 756 USD për ton. Çmimet e mësipërme kanë të përfshirë edhe premion prej 30 USD/Ton. Pra, çmimi në Bursën e Mesdheut, për dy muajt e fundit, është 74 dollarë më pak, për një ton naftë të zhdoganuar.

Një tjetër tregues është Dollari Amerikan, valutë me të cilën tregtohen karburantet. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit me monedhën shqiptare ka rënë ndjeshëm.

Këta janë grafikët që tregojnë ecurinë mujore dhe vjetore të kësaj burse: Rënia është e ndjeshme nga 1 korrik 2023 deri në gusht të 2024. Pra nga 104 USD/Lekë deri në rreth 90 USD/Lekë. Ose më shumë se 13 për qind.

Këto të dhëna dhe analiza e tyre flasin për një mungesë të uljes së çmimit në treg dhe fitime të ndjeshme, që vijnë nga ky mosndryshim, sipas tregut ndërkombëtar të këtyre produkteve. As ulja në maj dhe, as ulja në gusht, nuk pasqyrojnë tregun real të karburanteve në Shqipëri. Dhe kjo duket qartë nga shifrat në zhdoganim dhe në kursin e këmbimit.

Nga Bardhi Sejdarasi

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.