VIDEO / Dalin pamjet, si u godit me thikë babai i Lamine Yamal, arrestohen tre persona

Dhjetë orë pasi u dërgua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, jeta e babait të futbollistit të Barcelonës, Lamin Yamal nuk është më në rrezik. Mediat në Spanjë raportojnë se gjendja e Munir Nasraoui paraqitet e stabilizuar edhe pasi ai vazhdon të jetë i shtruar në spital pas sulmit […]

Gusht 15, 2024 - 09:30
 0
VIDEO / Dalin pamjet, si u godit me thikë babai i Lamine Yamal, arrestohen tre persona
Reklamë
Reklamë

Dhjetë orë pasi u dërgua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, jeta e babait të futbollistit të Barcelonës, Lamin Yamal nuk është më në rrezik. Mediat në Spanjë raportojnë se gjendja e Munir Nasraoui paraqitet e stabilizuar edhe pasi ai vazhdon të jetë i shtruar në spital pas sulmit me thikë që pësoi mbrëmjen e së mërkurës.

Nasraoui u dërgua në spitalin në Barcelonë pasi u godit disa herë me thikë në sulmin që ndodhi në një parking në Calle Frank Marshall në lagjen Rocafonda, ku jeton familja e futbollistit që fitoi Europianin me Spanjën.

Sipas informacioneve, policët që po hetojnë sulmin ndaj tij kanë arrestuar tre persona të cilët akuzohen “për tentativë vrasje”. Po ashtu janë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët thonë se Munir mori “më shumë se një goditje me thikë“.

Reklamë
Reklamë

Të tre arrestimet u bënë rreth orës 22:30 të së mërkurës mbrëma falë përshkrimeve të autorëve të dhëna nga dëshmitarët okularë.

Edhe pse ende nuk është e qartë pse u sulmua babai i Yamal, mediat katalanase theksojnë se disa orë para incidentit të përgjakshëm ai ishte përfshirë në një përleshje me disa persona teksa ecte me qenin e tij.

Sipas të njëjtave burime, disa persona i kanë hedhur ujë nga një ballkon dhe për pasojë ka nisur një sherr mes Munirit dhe banorëve të pallatit, i cili ka përfunduar pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë bashkiake që ndodheshin në zonë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.