Shantazhe me video intime përmes profileve false, 13-vjeçarja largohet nga banesa. Zbardhen 62 raste të rënda
Policia e Tiranës ka zbardhur 62 raste lidhur me shantazhet dhe zhvatjet e parave online përmes kërcënimeve dhe profileve false duke dëmtuar qytetarë të ndryshëm dhe institucione financiare në Tiranë. Drejtori I Policisë Tiranë, Tonin Voçaj tha se janë zbardhur 62 raste dhe se gjatë operacionit ajane arrestuar disa persona. Një nga rastet e zbardhura […]
Policia e Tiranës ka zbardhur 62 raste lidhur me shantazhet dhe zhvatjet e parave online përmes kërcënimeve dhe profileve false duke dëmtuar qytetarë të ndryshëm dhe institucione financiare në Tiranë. Drejtori I Policisë Tiranë, Tonin Voçaj tha se janë zbardhur 62 raste dhe se gjatë operacionit ajane arrestuar disa persona.
Një nga rastet e zbardhura ishte shantazhi që Fabian Dodaj bënte nga qelia e burgut në Francë, ku po vuan dënimin, përmes profileve false të personave të ndryshëm.
“Fabian Dodaj, i cili është në burg në Francë, përmes profileve flasë në rrjetet soacile shnatzhonte persona të ndryshëm me qëllim që t’i dërgonin video dhe foto intime në këmbim të fshirjes së profilit denigrues që ai u hapte”, tha Vocaj.
Në pranga ka përfunduar edhe Hajrullah Kamani, 21-vjeç i cili ka përndjekur në rrjetet sociale një vajzë 13-vjeçe, duke e detyruar të largohet nga banesa.
“E mitura është larguar nga banesa nga përndjekja. Pas një punë hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe kapje e autorit të dyshuar të këtij autori, Hajrullah Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës për Përndjekje. Është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur dhe ndodhet në gjendje të mirë”, tha Vocaj.
/a.r
What's Your Reaction?