Besimtarët orthodhoksë kremtojnë Shën Marinë

Më 15 gusht 2024, besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhështi, Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy javë kreshmimi. Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit.Kjo festë e rëndësishme paraprihet nga kreshmë dhe konsiderohet si Pashka e verës!! Hyjlindësja Mari “u mor” nga Perëndia, […]

Gusht 15, 2024 - 17:25
 0
Besimtarët orthodhoksë kremtojnë Shën Marinë
Reklamë
Reklamë

Më 15 gusht 2024, besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhështi, Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy javë kreshmimi.

Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit.Kjo festë e rëndësishme paraprihet nga kreshmë dhe konsiderohet si Pashka e verës!! Hyjlindësja Mari “u mor” nga Perëndia, në Mbretërinë Qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore.

Kisha Orthodhokse na mëson se Maria nuk ka mëkate personale. Megjithatë, në Ungjillin e festës, në shërbesat liturgjike dhe në ikonën e Fjetjes, Kisha shpall se Maria me të vërtetë kishte nevojë të shpëtohej nga Krishti, ashtu si të gjithë njerëzit janë shpëtuar nga mundimet, vuajtjet dhe vdekja e kësaj bote; dhe mbasi ajo vdiq, ajo u ngjall nga Biri i saj si Nëna e Jetës dhe se tani merr pjesë në jetën e amshuar të Parajsës, e cila është përgatitur dhe i është premtuar të gjithë atyre që “e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e ruajnë atë” (Lluka 11;27-28).

Reklamë
Reklamë

Sot, më 15 gusht 2024, Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë u kremtua në të gjithë vendin, në kishat e Kryepiskopatës, Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Tirane Mitropolitë e Tiranës, Durrësit, Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit dhe në kishat e Manastiret qe mbajnë emrin e Hyjlindëses Mari.

Është kjo një nga të kremtet më të ndjera e të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave e manastireve në vendin tonë dhe në gjithë botën orthodhokse, kushtuar kësaj ngjarjeje. Në këtë festë ato bëhen vende pelegrinazhi dhe veprimtarish të shumta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.