Pse Aroma e Trupit Tuaj Ndryshon me Moshën – Si ta Mbani Nën Kontroll

Aroma e lëkurës ka të bëjë me ndërveprimet midis sekrecioneve të gjëndrave të lëkurës (si djersa) dhe baktereve në lëkurë. Ndërsa plakemi, si sekrecionet e lëkurës, ashtu edhe bakteret kanë tendencë të ndryshojnë, duke krijuar ndryshime në aromën e trupit. Ky ndryshim i lehtë është normal, i natyrshëm për procesin e plakjes. Por ka edhe […] The post Pse Aroma e Trupit Tuaj Ndryshon me Moshën – Si ta Mbani Nën Kontroll appeared first on AgroWeb.

Gusht 16, 2024 - 13:25
 0
Pse Aroma e Trupit Tuaj Ndryshon me Moshën – Si ta Mbani Nën Kontroll
Reklamë
Reklamë

Aroma e lëkurës ka të bëjë me ndërveprimet midis sekrecioneve të gjëndrave të lëkurës (si djersa) dhe baktereve në lëkurë.

Ndërsa plakemi, si sekrecionet e lëkurës, ashtu edhe bakteret kanë tendencë të ndryshojnë, duke krijuar ndryshime në aromën e trupit.

Ky ndryshim i lehtë është normal, i natyrshëm për procesin e plakjes. Por ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë.

Reklamë
Reklamë

Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë menopauzës, mund të shkaktojnë një rritje të djersitjes, gjë që mund ta theksojë aromën e trupit.

Gjithashtu edhe disa probleme apo sëmundje shëndetsore që janë të zakonshme me kalimin e moshës si diabeti, sëmundja e mëlçisë ose sëmundja e veshkave, mund të shkaktojnë këto ndryshime.

A mund ta mbani nën kontroll?

Nuk ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndryshuar aromën tuaj natyrale. Dhe shumica e njerëzve ndoshta as nuk e vënë re këtë ndryshim. Megjithatë higjiena e dobët dhe disa zakone të jetesës mund ta bëjnë erën e trupit të një personi më të fortë ose të pakëndshme.

Më poshtë AgroWeb ju njeh me disa mënyra se si mund ta mbani atë nën kontroll:

Bëni dushe të rregullta

Aroma e padëshiruar e trupit mund të shkaktohet kur djersa, e cila është pa erë, përzihet me bakteret në sipërfaqen e lëkurës. Larja e rregullt me sapun mund të parandalojë grumbullimin e baktereve të lëkurës, kështu që kur djersiteni aroma nuk do të jetë shumë e fortë. Megjithatë, ju mund të mos keni nevojë të laheni çdo ditë. Të moshuarit janë të prirur të kenë lëkurë të thatë, dhe larja me sapu të ashpër ose ujë të nxehtë mund ta përkeqësojë gjendjen. Përpiquni të laheni disa herë në javë, dhe mbajeni temperaturën e ujit të ngrohtë (jo të nxehtë). Bëni një dush të shkurtër dhe më pas përdorni kremra për lëkurën në mënyrë që të bllokoni lagështinë.

Përdorni një antidjersë

Antidjersa bllokon përkohësisht gjëndrat e djersës së trupit për të ndaluar djersitjen, kështu që djersa nuk përzihet me bakteret dhe nuk prodhon erë. Ky produkt është i ndryshëm nga një deodorant, i cili maskon aromat, por nuk ndalon djersitjen.

Kushtojini vëmendje ushqimit që konsumoni

Ushqimet si qepa, hudhra, lakra, brokoli, lulelakra, mishi i kuq, alkooli dhe ato me erëza, mund të përkeqësojnë erën e djersës. Nga ana tjetër, një regjim i pasur me fruta, perime dhe me pak yndyra të ngopura mund të ndihmojë duke ruajtur nivele më të shëndetshme të baktereve. Gjë që mund të ndihmojë në kontrollimin e erës.

Ushtrohuni rregullisht

Aktiviteti i rregullt fizik është një mënyrë që mund të mbështesë bakteret e shëndetshme të lëkurës.

Mbani nën kontroll stresin

Sigurohuni që të gjeni mënyra për të lehtësuar stresin. Stresi mund të aktivizojë gjëndrat tuaja të djersës dhe të intensifikojë erën e trupit.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Ndryshimet e lehta në erën e trupit janë një pjesë normale e plakjes. Por ndonjëherë mund të jenë edhe një shenjë e një problemi të mundshëm shëndetësor, si problemet e mëlçisë, të veshkave, ose të problemeve metabolike si një çrregullim i tiroides ose diabeti. Nëse aroma e trupit bëhet shqetësuese AgroWeb.org këshillon t’i drejtoheni mjekut për ndihmë të specializuar. E njëjta gjë vlen edhe për ndryshimet e aromës së urinës ose frymëmarrjes. /AgroWeb.org

The post Pse Aroma e Trupit Tuaj Ndryshon me Moshën – Si ta Mbani Nën Kontroll appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.