Vrasja e Egli Progës, ekspertët: Prokuroria gaboi në Pogradec! Pse nuk qëndron procedimi ndaj policit

Humbja e jetës së Eglantin Progës po hetohet si vrasje nga pakujdesia, vepër penale kjo e rikualifikuar nga Prokuroria gjatë masës së sigurisë por sipas juristëve ky ishte një hap i nxituar. “Prokuroria gaboi rëndë që rikualifikoi veprën e referuar nga policia. Duhet të kishte parë të gjithë dosjen dhe provat dhe në ecurinë e […]

Gusht 16, 2024 - 19:50
 0
Vrasja e Egli Progës, ekspertët: Prokuroria gaboi në Pogradec! Pse nuk qëndron procedimi ndaj policit
Reklamë
Reklamë

Humbja e jetës së Eglantin Progës po hetohet si vrasje nga pakujdesia, vepër penale kjo e rikualifikuar nga Prokuroria gjatë masës së sigurisë por sipas juristëve ky ishte një hap i nxituar.

“Prokuroria gaboi rëndë që rikualifikoi veprën e referuar nga policia. Duhet të kishte parë të gjithë dosjen dhe provat dhe në ecurinë e veprimeve hetimore me dëshmitar mundet më pas të kishte rikualifikuar veprën.  Pse e bëri këtë? Kjo do të hetohet. Rasti po hetohet nga drejtoria e standardeve, Avokati i Popullit, ILD, shoqëria civile dhe media po ecin paralelisht për të nxjerrë të vërtetën”, Ervin Karamuço, ekspert kriminalist.

Sipas juristëve prokuroria është e detyruar të thellojë hetimin.

“Vetë fakti që hetimi vazhdon pavarësisht se dikush thotë se s’ka ç’mund të dalë më shumë Prokuroria është e detyruar të kryejë veprime të tjera dhe vetëm pasi të mbarojnë gjithë veprimet hetimore dhe kur të bindet se variant I vërtetë që ajo mendon se ka zbuluar është ai vendos përfundimin e hetimeve marrjen e të pandehurve dhe vendosjen e akuzës. Kur ndalohet dikush apo arrestohet jepet një akuzë për të cilin personi është i dyshuar. Unë e shoh të gabuar ngutjen për të dalë në përfundime”, tha juristi Jordan Daci.

Për juristët dhe procedimi për shpërdorim detyre I inspektorit të patrullës së përgjithshme nuk qëndron pasi nuk është në detyrat e tij funksionale të gjejë shkakun e vdekjes apo të kryejë hetime.

Reklamë
Reklamë

“Ne procedurat standarde të vendit të ngjarjes një polic i patrullës nuk ka të drejtë veç rrethimit, mbledhjes së dëshmitarëve dhe njoftimit të sallës operative nuk ka të drejtë dhe kompetencë të bëjë asgjë tjetër. Thirren ekspertët, ambulance dhe të gjithë drejtohen nga Prokurori.  Ti thuash qytetarit largohu se nuk e di ti është një mendim i çastit. Unë e kam parë këtë sjellje nga policia kur ti I jep një informacion të vlefshme por ai në kushte të stresit kur komunikon me sallën me sallën me Shefin e komisariatit mund të të thotë diçka të tillë. Kjo nuk shkon deri në shpërdorim detyre. Me fjalën e tij ai komunikon me një qytetar por nuk ndryshon rrjedhën e hetimit dhe të vërtetës”, shpjegon Karamuço.

Për juristët përplasjet me deklarata mes policisë dhe prokurorisë janë të panevojshme dhe ato duhet të fokusohen në dhënien e drejtësisë.

“Nuk marr përsipër të di arsyet pse institucionet përfshihen në këtë kakofoni mediatike. Kultura e komunikimit me publikun nuk ekziston as për të qenë transparente ose shpesh nguten të dalin në konkluzione. Nuk të jetë moskoordinim, ngutje, mungesë profesionalizmi.  Por gjithë kjo zhurmë është pa sens sepse personi ndodhet në burg. Nëse ka luhatje kur prokuroria ti ketë gjithë provat atëherë duhet të shqetësohemi që të ketë drejtësi për viktimën por edhe për autorin. Edhe nëse dënohet Meriton drejtësinë që parashikon ligji për atë”, sipas Jordan Dacit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.