Si rrallëherë, Kledi Kadiu flet për sëmundjen e të birit: Ka nevojë për…

Balerini dhe koreografi i njohur Kledi Kadiu në një intervistë për revistën italiane “Diva e Donna” ka folur për fëmijët e tij, ku teksa u ndal tek vajza e 8 vjeçe, Lea, tha se ajo është asistentja e tij. “Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj […]

Gusht 16, 2024 - 20:25
 0
Si rrallëherë, Kledi Kadiu flet për sëmundjen e të birit: Ka nevojë për…
Reklamë
Reklamë

Balerini dhe koreografi i njohur Kledi Kadiu në një intervistë për revistën italiane “Diva e Donna” ka folur për fëmijët e tij, ku teksa u ndal tek vajza e 8 vjeçe, Lea, tha se ajo është asistentja e tij.

“Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”, është shprehur Kledi.

Koreografi gjithashtu foli edhe për gjendjen e djalit të tij të vogël, Gabrielit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë për shkak të menigjitit.

Reklamë
Reklamë

“Dhe pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti.

Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese:

‘Ushtrimet Cuevas Medek’. Pas vetëm dy seancash, Gabrielit, kur i kërkuam, mundi të mbajë kokën drejt. Por terapia duhej të bëhej shumë herët.

Ka familje që fshehin sëmundjen e fëmijës së tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”, tha balerini.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.