Lija e majmunit: A ekziston rreziku i një pandemie të re?

Përhapja e virusit “mpox” apo e njohur si lija e majmunit përbën tashmë një emergjencë shëndetësore globale, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky virus është i përhapur gjerësisht në Afrikë, sidomos në Kongo. Por së fundmi gjetja e një rasti në Suedi ka ngritur alarmin edhe në Europë. Po kështu, edhe SHBA ka ngritur alarmin […]

Gusht 17, 2024 - 23:00
 0
Lija e majmunit: A ekziston rreziku i një pandemie të re?
Reklamë
Reklamë

Përhapja e virusit “mpox” apo e njohur si lija e majmunit përbën tashmë një emergjencë shëndetësore globale, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky virus është i përhapur gjerësisht në Afrikë, sidomos në Kongo. Por së fundmi gjetja e një rasti në Suedi ka ngritur alarmin edhe në Europë. Po kështu, edhe SHBA ka ngritur alarmin shëndetësor.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për plan masash që të parandalohet përhapja.

Reklamë
Reklamë

Por a jemi përballë një tjetër pandemie pas asaj të Covid-19?

Sipas Associated Press, kjo duhet e pamundur. Pandemitë, të tilla si Covid-19 apo gripi i derrit, përhapen përmes ajrit dhe kanë virulencë të lartë.

Ndërkohë, transmetimi i virusit “mpox” transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit me lëkurë të personave të infektuar apo kontaktit të afërt në një distancë të shkurtër. Më rrallë nga objektet e kontaminuara.

Në krahasim me koronavirusin, “mpox” përhapet shumë më ngadalë. Ndryshe nga pandemia e Covid-19, për “mpox” ka vaksina dhe trajtime me medikamente.

Ne kemi atë që na duhet për ta ndaluar mpox. Kjo nuk është e njëjta situatë me të cilën u përballëm në fillim të Covid-19, kur nuk kishte vaksina dhe ilaçe”, thotë Dr.Chris Bearer, drejtor i Institutit për Shëndetin Global i Universitetit Duke.

96% e rasteve me linë e majmunit janë të regjistruara në Kongo, një nga vendet më të varfëra në botë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.