Rriten rastet me HIV dhe Sifiliz në Shqipëri, më të prekurit janë të rinjtë dhe meshkujt homoseksualë

Marrëdhëniet seksuale me shumë partnerë dhe sjelljet e rrezikshme seksuale të lidhura shpesh edhe turizmin seksual, tashmë një tjetër destinacion ky që vitet e fundit po merr përmasa, dukshëm ka sjellë një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Sipas mjekut Arjan Harxhi në  klinikën e sëmundjeve infektive në QSUT ritmet e infektimit janë më të […]

Gusht 18, 2024 - 10:45
 0
Rriten rastet me HIV dhe Sifiliz në Shqipëri, më të prekurit janë të rinjtë dhe meshkujt homoseksualë
Reklamë
Reklamë

Marrëdhëniet seksuale me shumë partnerë dhe sjelljet e rrezikshme seksuale të lidhura shpesh edhe turizmin seksual, tashmë një tjetër destinacion ky që vitet e fundit po merr përmasa, dukshëm ka sjellë një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Sipas mjekut Arjan Harxhi në  klinikën e sëmundjeve infektive në QSUT ritmet e infektimit janë më të larta se ato të një viti më parë

“Kemi shtim të rasteve me Hiv-Aids nga dita në ditë. Mbi 80 raste të reja në 6 muajt e parë dhe kjo është një shifër e konsiderueshme pasi me këto ritme mund t’ia kalojmë edhe vitit të shkuar dhe është një shifër e lartë për Shqipërinë. Kemi shifra të larta ta sifilizit, kemi një epidemi padyshim të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si të virusit Human Papiloma , infeksionit Gonorea, Clamidia, Herpes etj.” u shpreh Arjan Harxhi.

Reklamë
Reklamë

Sipas Harxhit këto infektime janë lidhura me shumë kontekste por ajo që është shqetësuese është ulja e vëmendjes në popullatë për sjelljet e rrezikshme seksuale.

“Kjo rritje e numrit të rasteve tregon se në Shqipëri ekziston një rritje e sjelljeve të rrezikshme seksuale e lidhur me shumë kontekste. Një nga këto është turizmi seksual, përdorimi i rrjeteve sociale për takime, aplikacioneve të ndryshme. Ka një ulje të vëmendjes dhe ndërgjegjësimit në popullatë, sidomos të grupeve në rrezik, në lidhje me sjelljet e rrezikshme seksuale dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për institucionet , autoritetet, për specialistët që merren me këtë punë”, tha ai.

Mjekët rekomandojnë jo vetëm monitorim të kujdesshëm të situatës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme por edhe ndërhyrje.

“Duhet të monitorohet situata jo vetëm në drejtim të numrave të infeksioneve por edhe të llojeve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme për të ndërtuar veprime konkrete në drejtim të parandalimit. Një nga këto do të ishte padyshim edhe një fushatë më agresive mediatike në këtë drejtim për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe grupeve në rrezik  si dhe për të rritur aksesin ndaj mjeteve mbrojtëse”, u shpreh mjeku.

Kategoritë më të prekura nga HIV dhe Sifiliz janë të rinjtë dhe meshkujt homoseksualë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.