Fotot magjepsëse të Super Hënës Blu, ja si duket në vende të ndryshme të botës

Super Hëna Blu ka ndriçuar qiellin e Tokës mbrëmjen e sotme, duke sjellë gjithashtu dhe foto magjepsëse të saj nga vende të ndryshme të botës. Një Superhënë është kur Hëna e plotë është më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se normalja. Deri në 15% më e ndritshme dhe […]

Gusht 19, 2024 - 22:15
 0
Fotot magjepsëse të Super Hënës Blu, ja si duket në vende të ndryshme të botës
Reklamë
Reklamë

Super Hëna Blu ka ndriçuar qiellin e Tokës mbrëmjen e sotme, duke sjellë gjithashtu dhe foto magjepsëse të saj nga vende të ndryshme të botës.

Një Superhënë është kur Hëna e plotë është më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se normalja.

Deri në 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hëna e plotë e zakonshme.

Reklamë
Reklamë

Termi “superhëna” u krijua për herë të parë nga astrologu Richard Nolle në 1979, si “ose një hënë e re ose e plotë që ndodh kur hëna është brenda 90% të afrimit të saj më të afërt me Tokën”, sipas NASA-s.

Superhëna e gushtit do të jetë e para nga katër këtë vit, me të tjerat që do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.

Ajo duket e ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe shumë persona në rrjet nuk nguruan ta postonin si dukej ajo nga vendndodhja e tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.